LAJMI I FUNDIT:

Edicioni i dhjetë i “Drinit poetik”

Edicioni i dhjetë i “Drinit poetik”

Për të dhjetën herë me radhë mbahet festivali ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik” në Prishtinë, Prizren dhe Kukës.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës fton anëtarët që të marrin pjesë me nga një poezi, që do të kenë rast ta deklamojnë në njërën prej orëve letrare të festivalit.


Punimet duhet të jenë deri në 30 rreshta, të dërgohen në adresën lshk2012@yahoo.com, deri më 25.05.2019.

Mysafirët jashtë Republikës së Kosovës do të ftohen individualisht, përkatësisht sipas asociacioneve me të cilat bashkëpunojmë.

Pesë punime do të marrin çmime nga juria letrare (“Metafora I, II, III”, “Piktura e bukur” dhe një komplet të botimeve të IAP).

Mysafirët dhe anëtarët e LSHK-së do të kenë autobusin për qarkullim deri në Kukës më 10.06.2019 dhe drekën. /Telegrafi/