LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama reagon pas tërmetit të fuqishëm: Fatkeqësisht kemi jetë të humbura, ta ruajmë qetësinë

Edi Rama reagon pas tërmetit të fuqishëm: Fatkeqësisht kemi jetë të humbura, ta ruajmë qetësinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Durrësin me magnitudë 6.4 shkallë të righterit.

Rama përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se fatkeqësisht ka jetë të humbura, dhe ka ftuar qytetarët që të ruajnë qetësinë.


Tërmeti në Durrës: Shkon në nëntë numri i viktimave dhe qindra të lënduar
Lexo po ashtu Tërmeti në Durrës: Shkon në nëntë numri i viktimave dhe qindra të lënduar

“Është një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU. Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë#Kurajo #Durim #Solidaritet”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/

Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tërmetit të sotëm në Shqipëri