Në podcastin “Flasim”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për pensionet ku ritheksoi se qeveria ka një plan rritjeje domethënësi për këtë kategori.
Rama tha se ka marrë vendimin duke hapur një ‘korsi të re’ për pensionet, duke i dhënë vëmendjen e duhur.
“Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment se kemi marrë vendimin që të hapin një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për t’i dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundvitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi.
Pavarësisht se pensionet janë shumë të vogla, krahasim me rritjen e përgjithshme ekonomike, por rritja ka qenë domethënëse edhe e pensioneve në raport me ku ishim, por është e papërfillshme në raport me çfarë ka ndodhur me të tjerëve, me pagat.
Kjo është gjëja që do të bëjmë, por të gjithë duhet të japim kontribut. Pensionet i merr sot në fund të muajit nga pagat e atyre që janë të punësuar në funt të muajit tjetër ua jep atyre që i marrin në shtëpi për pension.
Nuk është se shteti ka një arkë atje dhe s’kam problem hajde se i paguan shteti, por shteti nga i nxjerr pensionet. Besoj shumë që do të ecim sepse ka njëlloj sensibilizimi. Formalizimi i pagave, nëse do që t’i fshehësh pagat ke njëmijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë. Por, me atë që po bëjmë me fiskalizimin, me inteligjencën artificiale në fiskalizim do e kemi më të lehtë. Nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle e goditje, ku nganjëherë më shumë sjell dëm”. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja