Tre ditë para përfundimit të fushatës para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, përforcohen aktivitetet dhe takimet e kandidatëve në zgjedhje me qytetarët, por nuk ndalen edhe akuzat e ndërsjella të oponentëve. Kandidatët e prezantuan programin para qytetarëve me premtime për jetë më të mirë në komuna, por në të njëjtën kohë edhe mbrëmë nuk u ndalën akuzat e ndërsjella për presion ndaj votuesve.
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga radhët e BDI-së, Nevzat Bejta në tubimin parazgjedhor me banorët e lagjes Dutllok e prezantoi programin në të cilin janë parashikuar disa punë më të mëdha. Bejta paralajmëroi se për një mandat do të ndërtohet ura e re e katërt e lumit Vardar, rikonstruimi dhe rregullimi modern i parkut të madh dhe terren i ri për sporte të vogla.
Ai kandidimin e tij para qytetarëve e arsyetoi me fjalët se e don Gostivarin dhe se e di çka i nevojitet popullit dhe si të bëhet kjo.
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev mbrëmë nga Kumanova sërish bëri thirrje në bashkim, kumanovarët e bashkuar ta ruajnë frymën socialdemokrate, progresivitetin dhe përparimin. Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, sërish, në mitingun në lagjen Lisiçe, porositi se fitorja është e arritshme dhe se mungon vetëm edhe një hap i madh më 31 tetor.Zaev tha se Qeveria si asnjëherë më parë ka investuar në Kumanovë, 220 milion euro në rrugë, rikonstruim të sallave sportive, zonë industriale, ujësjellës, kanalizim, kthim të borxheve të komunës.Këtë pushtet theksoi Mickoski e pret mposhtje dhe u bëri thirrje qaytetarëve të tregojnë se ndryshimet janë të mundshme.Të dy kundërkandidatët për Shkupin, Petre Shilegov dhe Danella Arsovska me premtime për jetë më të mirë për shkupjanët, por edhe me akuza të ndërsjella.
Të gjitha projektet që i ofrojmë në program janë llogaritur me saktësi dhe janë në korniza të mundësisë buxhetore që i ka Qyteti i Shkupit, deklaroi mbrëmë kryetari aktual dhe kandidat i LSDM-së për kryetar komune të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov.
Në të gjithë konceptin theksoi Shilegov, të rëndësishëm janë shkupjanët. Mënyra në të cilën funksiononte qyteti në katër vitet e fundit ëshë t’i vendosim njerëzit para politikës. Ideja është shkupjanët t’i pyesim për çdo çështje të rëndësishme. Unë jam njeri i cili është i përgatitur të fuqizojë veten dhe Këshillin por edhe t’i pyesim qytetarët, tha ai.
Arsovska, u porositi shkupjanëve se koha e premtimeve pa realizime ka përfunduar dhe se, tha, koha është njerëzit e vërtetë të cilët kujdesen për qytetin, të fitojnë shansë, të tregojnë se Shkupi mund të jetë vend i bukur për jetesë ashtu siç meriton çdo qytetar.
Në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që do të mbahet të dielën më 31 tetor të vitit 2021, do të votohet në gjithsej 44 komuna, ndërsa votim nuk do të ketë në Mavrovë-Rostushe dhe Qendër Zhupë, sepse nuk ishte plotësuar cenzusi ligjor i votimit të dalin së paku një e treta e votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore. KSHZ e lajmëroi Qeverinë, ndërsa pastaj në pajtim me Ligjin për vetëqeverisje lokale do të organizohet përsëritje e votimit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: Izet Mexhitit i janë marrë kompetencat në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor

Kanosin njëri-tjetrin babë e djalë, sulm fizik ndaj vajzës e dhunë fizike e psikike ndaj grave – 10 raste të raportuar në Polici në 24 orë

VLEN: BDI le ta fillojë vetingun nga Ali Ahmeti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Parashikimi i motit për fundjavë

Masat e BE-së e penguan zhvillimin e Kosovës, por jo Kurtin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit