Sot do të jetë përpjekja e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët do të mblidhen për të 16-në herë me qëllim të konstituimit të legjislaturës së nëntë.


Procesi ka mbetur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, ndërkaq seanca është caktuar për në ora 10:30.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit është e papranueshme.

E në përpjekje për të gjetur një zgjidhje të situatës, presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot në orët e pasdites ka takim me krerët e partive politike. /Telegrafi/