LAJMI I FUNDIT:

Edhe Samsung sjell 6GB RAM, lanson modelin Galaxy C9 Pro

Edhe Samsung sjell 6GB RAM, lanson modelin Galaxy C9 Pro

Një telefon i ri nga Samsung është shfaqur së fundmi nën emrin Galaxy C9 Pro.

Kjo pajisje është e para nga Samsung që vjen me RAM memorie prej 6GB dhe është një edicion special vetëm për tregun kinez.


Në Kinë shumica e telefonave paketojnë RAM memorie prej 6GB kështu që Samsung-ut iu është dashur të zë hapin e konkurrencës.

Telefoni ka trashësi prej 6.9mm dhe ekran me madhësi prej 6 inçëve me teknologjinë Super AMOLED në rezolucionin prej 1080 pikselëve.

RAM memoria prej 6GB ka të bashkangjitur hapësirën e brendshme prej 64GB e cila mund të zgjerohet deri në 256GB përmes kartelës microSD.

Fuqia e telefonit vjen nga bateria me kapacitet prej 4000 mAh. Sistemi operativ që e funksionalizon këtë pajisje është Android 6.0 ndërkohë që telefoni poashtu ka mundësinë e instalimit të dy SIM kartelave.