LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse sapo është bërë nënë, Dojna Mema e ka të qartë si do të sillet me nusen e djalit të saj

Edhe pse sapo është bërë nënë, Dojna Mema e ka të qartë si do të sillet me nusen e djalit të saj
(Foto: Instagram/dojnamema)

Moderatorja e njohur, Dojna Mema dhe partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata, u bëtë prindër të një djali. Nolan Sol e ndryshoi jetën e çiftit përgjithmonë.

Dojna është mjaft aktive në Instagram duke postuar pjesë nga përditshmëria, e tashmë edhe me vogëlushin që i ka ‘ndriçuar’ jetën.

E padyshim tanimë dhe bisedat ‘online’ që ajo bën me ndjekësit nuk mund që të mos lidhen me të birin dhe në ‘Ask-un’ më të fundit një prej tyre e ka pyetur bukuroshen nëse e ka menduar se si do të sillet me nusen e saj. Edhe pse Nolan është ende shumë i vogël, prezantuesja e ka të qartë përgjigjen e kësaj pyetje – transmeton Top Channel.


View this post on Instagram

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

“Mendoj se është pak herët për këtë pyetje, megjithatë me nusen do të sillem siç sillem me çdo person tjetër të familjes. Gjyshja e Dojnës më ka mësuar se nëse e do vërtetë djalin duhet t’i respektosh patjetër nusen, sepse nëse e vë të zgjedhë mes nuses dhe nënës po e vë të zgjedhë praktikisht mes të shkuarës dhe të ardhmes, dhe e ardhmja fiton gjithmonë. Kështu që nusen do e pres me krahë hapur, që të ndjehet njëlloj ngrohtë ashtu siç është ndjerë në familjen e saj”, ka theksuar ajo.

Rikujtojmë se para disa ditësh, Dojna na ka treguar një tjetër detaj lidhur me vogëlushin e saj, i cili nuk ka vetëm një emër por dy. Me një foto të postuar në InstaStory, moderatorja ka treguar se emri i plotë i djalit të saj është Nolan Sol Sata.

(Foto: Instagram/dojnamema)

Në trend Magazina

Më shumë
“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë” - Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha

Magazina
Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Anisa Veseli hyn të premten në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

“Ajo që sytë e mi panë” - Xhensila Myrtezaj rrëfehet mes lotësh për ndarjen nga Bes Kallaku

Magazina
“Kallesh pas meje” - Driloni, Lelës: A po e shijon që po më shikon në fytyrë?

“Kallesh pas meje” - Driloni, Lelës: A po e shijon që po më shikon në fytyrë?

Magazina
Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Drenusha zbulon testin e ADN-së që e ka bërë në SHBA, habit me rezultatet

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Kalo në kategori