Një raport i FBI-së ka arritur në përfundimin se Alec Baldwin tërhoqi këmbëzën e armës që vrau kinematografen në setin e filmit “Rust”.

Baldwin qëlloi aksidentalisht Halyna Hutchins ndërsa ata po filmonin në tetor 2021 - por gjithmonë e pohoi se ai nuk e tërhoqi këmbëzën.


Megjithatë, një hetim i sapo përfunduar i mjekësisë ligjore nga FBI thotë se arma në fjalë nuk mund të ishte shkrepur pa u tërhequr këmbëza.

Screenshot 1 68 Alec Baldwin (Foto: Sky News)

Raporti, i parë nga Sky News, thotë se "nuk mund të qëllonte pa një tërheqje të këmbëzës”.

Këto janë shqyrtuar nga Zyra e Hetuesit Mjekësor të New Mexico dhe një raport i mëtejshëm pas vdekjes e ka klasifikuar vdekjen e zonjës Hutchins si një aksident.

“Vdekja u shkaktua nga një armë zjarri në gjoks”, thuhet në të.

Screenshot 2 55 Halyna Hutchins (Foto: TXP)

"Rishikimi i raporteve të disponueshme të zbatimit të ligjit nuk tregoi asnjë demonstrim bindës se arma e zjarrit ishte e ngarkuar qëllimisht me municion të vërtetë”.

"Bazuar në të gjitha informacionet e disponueshme, duke përfshirë mungesën e qëllimit të dukshëm për të shkaktuar dëm ose vdekje, mënyra e vdekjes klasifikohet më së miri si aksident”.

Screenshot 3 45 Alec Baldwin (Foto: YouTube)

Në një intervistë televizive për të shtënat në “Rust”, Baldwin tha se nuk ndihet fajtor për të shtënat fatale - duke thënë se ndërsa "dikush është përgjegjës për atë që ndodhi... e di që nuk jam unë”. /Telegrafi/