LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse mjekësia po zhvillohet dhe modernizohet, ka rritje të lindjeve të parakohshme të fëmijëve

Edhe pse mjekësia po zhvillohet dhe modernizohet, ka rritje të lindjeve të parakohshme të fëmijëve

Dr.Gjorgji Filev- pediatër në Spitalin Klinik “Zhan Mitrev” në Shkup

Lindje e parakohshme do të thotë kur fëmiu ka lindur nga një shtatëzani që nuk ka kaluar 37 javë. Sipas kalendarit mjekësor, mosha e fëmijës së posalindur ndahet në tre grupe:
-Lindje normale e hershme që është për lindje të fëmijëve nga 33 deri 36 javë të shtatëzanisë,
-Lindje shumë të hershme që janë nga 28 deri 32 javë të shtatëzanisë,
-Lindje ekstrem para kohe që ndodhin para javës së 28 të shtatëzanisë


Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

Sipas peshës, fëmijët e porsalindur mund të kenë peshë prej 2.5kg dhe këta vlerësohen si fëmijë me peshë të vogël. Më tutje, fëmijë me peshë më të vogël janë me nga 1.5kg dhe grupa tjetër e fëmijëve të porsalindur janë fëmijët që lindin me peshë më të vogël se 1kg.

“Fëmijët e porsalindur, të varur nga java e lindjes dhe nga pesha gjatë lindjes, ju caktohet mundësia për të jetuar. Këtu nënkuptojmë edhe komplikimet shëndetësore që mund të lindin sipas papjekurisë pas lindjes dhe sëmundjet tjera gjatë zhvillimit. Për fat të keq këta fëmijë mund edhe të vdesin përshkak të gjendjes shëndetësore” thotë Gjorgji Filev, pediatër në Klinikën “Zhan Mitrev” në Shkup.

Incidenca tek fëmijët e porsalindur lëviz rreth 10 përqindshit, apo një nga 10 fëmijë të lindur. Kjo përqindje, edhe pse zhvillohet teknologjia është në rritje.

Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

“Arsyet për lindjet e parakohshme janë të lidhura me probleme në mitër, qafën e mitrës, shtratin e mitrës dhe ujin e frytit në bark, infeksionet gjenito-urinare tek nëna, sëmundjet kronike tek nënat, hipotireoza, lupus sistematik, sëmundje kronike të mushkërive, zemrës, veshkëve dhe sëmundje tjera që shfaqen gjatë shtatëzanisë.”

Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

Si arsye mund të vlerësohet edhe shtatëzania e hershme (nën 18 vjet tek nënëa) apo shtatëzënia e vonshme (moshë mbi 35 vite tek nëna). Arsye tjetër për lindje të parakohshme mund të jenë edhe anomalitë gjenetike tek nënat dhe fëmijët. Fakt është se shumicën e lindjeve të parakohshme janë si pasojë e shkaqeve të panjohura idiopatike. Për këtë arsye, nënat duhet që të kujdesen që të ketë kontrolle të vazhdueshme gjatë shtatëzanisë për të gjetur zgjidhje para komplikimeve” thotë Dr.Filev.

Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

Fëmijët e lindur para kohe kanë nevojë për terapi dhe kujdes special dhe intensiv. Për këtë, nënat që kanë predispozita për lindje të parakohshme udhëzohen për në reparte me kujdes intensiv dhe trajtim të posatçëm.

Fëmijët e lindur parakohe kanë probleme të mëtutjeshme shëndetësore dhe ata janë sindromi respirator distres, apnea, gjakosje, e verdha si pasojë e mosfunksionimit të mushkërisë së zezë dhe infeksioneve, sepsë, pneumoni dhe meningjit. Mund të ndodh edhe retinopati që mund të sjell në verbërim.

Trajtimi i fëmijëve të lindur parakohe bëhet në dy faza, para se të lindin- trajtim preventiv dhe trajtim pas lindjes.

Tretmani mund të bëhet me dhënien e terapisë të kortikosteroideve për zhvillim të mushkërive dhe me antibiotikë për të parandaluar infeksionet ose për të shëruar infeksionet.

Ushqimi më i mirë për çdo fëmijë të porsalindur para kohe është qumshti i nënës por përshkak të dobësisë së fëmijës, qumshti i nënës duhet të jetë i mbushur me vitamina dhe minerale.

I rëndësishëm është edhe kontakti emocional i fëmijës me nënën, dhe për këtë është i rëndësishëm kontakti lëkurë-lëkurë i fëmijës me nënën.

Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

Për të parandaluar çdo komplikim tek fëmijët e porsalindur apo për të penguar lindjet e parakohshme, duhet që shtatëzania të jetë e planifikuar më herët. Stili i shëndetshëm i jetesës dhe kujdesi kualitativ gjatë shtatëzanisë.

Aktiviteti fizik, ushqimi i shëndetshëm, ndalimi i pirjes së duhanit dhe alkoolit dhe substancave narkotike, janë faktor kyç për çdo grua shtatëzënë.

Kontrollet gjinekologjike-akusherike për të penguar infeksionet gjenito-urinare, matjet me ultrazë për të ndjekur rritjen dhe shëndetin e fëmijës janë parakusht për të gjetur me kohë sëmundjet dhe komplikimet tek fëmijet e porsalindur.

Kujdesi ndaj fëmijëve të porsalindur në klinikën “Zhan Mitrev”

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori