Barcelona dëshiron të transferojë golashënuesin më të mirë të Getafes, Angel Rodriguez.

Ousmane Dembele ka pësuar sërish një lëndim të rëndë dhe duket se sezoni për të ka përfunduar.


Lëndimi i francezit i ka shkaktuar kokëdhimbje katalunasëve që janë të detyruar të transferojnë një lojtar edhe pse është mbyllur afati kalimtar i janarit.

dembele

Federata e Futbollit të Spanjës e lejon një skuadër të transferojë lojtar, në rast se ka humbur një anëtar shkaku i lëndimit dhe nuk ka zëvendësues.

Kështu, kampionit të La Liga-s do i lejohet transferimi i Angel për një shumë rreth dhjetë milionë euro.

Në nenin 124.3 të federatës spanjolle thuhet se një klub mund të transferojë lojtar, nëse anëtari i tyre paraprak ka pësuar lëndim për më shumë se pesë muaj.

Suarez vs Inter Luis Suarez (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Transferimi mund të ndodhë vetëm në mes të klubeve spanjolle dhe nuk duhet të jetë i një shumë të lartë.

Barcelona ka humbur Dembelen dhe Luis Suarezin, e që janë të detyruar të transferojnë sulmuesin e rivalit të tyre si mbulesë e dy yjeve të saj. /Telegrafi/

telegrafi sport app