LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse e ndarë në dysh, breshka kafshon burrin në vetull (Video)

Edhe pse e ndarë në dysh, breshka kafshon burrin në vetull (Video)

Në një fshat të Kinës është regjistruar një rast bizar, ku një breshkë e ndarë në gjysmë ka pasur ende fuqi për të kafshuar një njeri.

Madje, kafshimi i zvarranikut ka qenë aq i fortë, sa që është dashur që një grua me kaçavidë ta largojë atë nga një burrë, transmeton Telegrafi.


Ky i fundit kishte qenë duke e shikuar nga afër kafshën e copëtuar, duke menduar se ka ngordhur.

Por, ajo e ka hapur gojën dhe e ka kapur në vetull.

Në videon e publikuar, shihet teksa i hiqet kafsha e gjakosur ndërsa e kontrollon vetën nëse ka ndonjë shenjë. /Telegrafi/