LAJMI I FUNDIT:

Edhe PDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin për Asociacion të propozuar nga BE

Edhe PDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin për Asociacion të propozuar nga BE

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar ditën e enjte draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe të propozuar nga Bashkimi Evropian.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu.


“Partia Demokratike e Kosovës dje e ka pranuar një kopje të draftit të Statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe nga Zyra e të Dërguarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi”, theksoi ai.

Edhe dy partitë tjera LDK dhe AAK kanë konfirmuar për Telegrafin se kanë pranuar draft-statutin për Asociacionin.

Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit
Lexo po ashtu Pas AAK-së, edhe LDK konfirmon se ka pranuar draft-statutin e Asociacionit

Ndryshe, draft-statuti i Asociacionit i është prezantuar fillimisht kryeministrit Albin Kurti gjatë vizitës së pesëshes evropiane në Prishtinë gjatë muajit tetor, e ku ishte i pranishëm edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërkaq, pas vizitës në tetor, Lajçak po ashtu ishte për vizitë në Kosovë më 7 nëntor, ku takoi përfaqësuesit e partive opozitare lidhur me draft-statusin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Pas këtij takimi, përfaqësuesit e partive opozitare patën dhënë deklarata kontradiktore në lidhje me atë se a kanë parë ose jo draft-statutin në takimin me Lajçak. /Telegrafi/