LAJMI I FUNDIT:

Edhe pas tri ditësh, asnjë gjurmë për policët e zhdukur

Edhe pas tri ditësh, asnjë gjurmë për policët e zhdukur

Aksidenti që ndodhi të shtunën rreth orës 20:45 rezultoi të jetë fatkeq për fatin e të dy policëve të cilët ende vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Edhe pas gati 72 orëve asnjë gjurmë nuk është gjetur në lidhje me ta, kurse kërkimet janë duke vazhduar ende.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi tha për Telegrafin se pavarësisht kërkimeve ende nuk është gjetur asnjë gjurmë për të dy zyrtarët policorë.


“Sot kemi vazhduar kërkimet me një kapacitet prej 170 pjesëmarrësve nga Policia, FSK-ja dhe deri në këto momente ku kërkimet janë duke vazhduar nuk kemi diçka konkrete”, u shpreh Gashi.

Malësor Dashi dhe Armend Trena janë dy policët e Kosovës të cilët që nga mbrëmja e së shtunës rezultojnë të zhdukur pas një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Kaçanik-Han i Elezit.

Sipas versionit zyrtar të Policisë ata kanë rënë në lumin Lepenc pas një vetaksidenti me veturën zyrtare të cilën po udhëtonin.

Vetura u nxor nga uji natën e aksidentit ndërsa deri më tani nuk është gjetur asnjë shenjë e dy policëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Haradinaj: Gjykata Speciale katërcipërisht e ka dëshmuar manipulimin

Drejtësi
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Kalo në kategori