U bënë katër ditë që 55 vjeçari Shaban Shabani nga Obiliqi është fundosur në Liqenin e Batllavës.

Ndërkaq edhe sot ekipet e FSK-së, vazhdojnë kërkimin për gjetjen e tij.


Rasti ka ndodhur gjatë ditës së diel, rreth orës 15 e 30.

69519324 2561076597285127 5516639175337574400 n 1

Familjarët e 55 vjeçarit, kanë thënë për Telegrafin se të dielën ata kishin shkuar për pushim në Batllavë.

Sipas tyre, Shabani së bashku me disa persona të tjerë të familjes kishin dalë me dy varka në liqe.

Ata ishin futur në ujë për t'u freskuar, dhe pas një kohe kur po notonin, papritur ishte zhdukur 55 vjeçari.

69815012 383206879007419 6210241119075172352 n 1 1

"Babai ka ditur të notojë shumë mirë, madje të gjithëve na ka mësuar të notojmë kur ishim të vegjël", ka thënë njëri nga fëmijët e tij.

69609499 623429741397827 7838631407613116416 n 1

Edhe pse pjesëtarët e Kompanisë së Kërkim- Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë të Kosovës ( FSK ), që nga dita e parë janë duke kërkuar për gjetjen e tij, familjarët kërkojnë që të rriten kapacitetet e kërkimit.

"Po, ne e dimë që FSK, me kapacitetet që ka është duke kërkuar vazhdimisht për gjetjen e babit tonë, por u bënë katër dite dhe ne po shpresojmë që të rriten kapacitetet e kërkimit edhe nga të tjerët që e  njohin këtë punë", kanë thënë për Telegrafin.

69025674 417783912174140 1281569411643211776 n 1

Familjarët falënderojnë të gjithë personat, ekipet e ndryshme të cilët po ndihmojnë në këtë proces për gjetjen e tij.

Ndërkaq, Shabani, thonë familjarët, vite më parë kishte shpëtuar një person pikërisht në Batllavë./Telegrafi/