Ndonëse femrat mund t’i shprehin ndjenjat me fjalë shumë më lehtë sesa meshkujt, këta të fundit zakonisht i shfaqin ndjenjat përmes veprave.
Pavarësisht se këto dallime mund të jenë konfuze herë pas here, është fakt se meshkujt dhe femrat nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë, prandaj ndonjëherë nevojitet pak mençuri për ta kuptuar sjelljen e personit që e dashuroni, transmeton Telegrafi.
Kur femra e dashuron personin me të cilin është, ajo ia thotë. Por, te meshkujt gjërat nuk janë kaq të thjeshta.
Dr. Brenda Shoshanna, psikologe e doktoruar, thotë se gjatë punës së saj si terapiste e ka zbuluar se dashuria i bën meshkujt të ndihen më ndryshe dhe më të paaftë për ta bërë atë çfarë pritet prej tyre.
Sidoqoftë, ajo tregon se meshkujt dashurojnë, por thjesht e shprehin në mënyrë tjetër.
Më poshtë ajo tregon disa prej shenjave që tregon se partneri me të cilin jeni vërtet ju dashuron:
– Është krenar me ju. Nëse partneri është krenar me mënyrën si dukeni, si silleni dhe si i arrini qëllimet në jetë, atëherë kjo është mënyrë tjetër se si jua shpreh dashurinë.
– Ju mbështet dhe mbron. Nëse partneri ju mbron dhe vazhdimisht ju mbështet, këtë e bën për t’ju treguar se ju dashuron.
– Nuk frikësohet të bëjë sakrifica për ju. Lidhjet shpeshherë kërkojnë sakrifica dhe kompromise nga dy personat. Kështu, nëse mashkulli juaj nuk frikësohet t’i tejkaloj limitet e veta vetëm për t’ju bërë më të lumtur, atëherë atij ia ndien për ju.
– Ju dashuron edhe në ditët tuaja më të këqija. Kur një mashkull e dashuron një grua, atij i duket ajo e bukur edhe nëse ajo e shpenzon tërë ditën në pizhame, pa makijazh dhe me flokë të shprishura.
– Jua respekton familjen dhe miqtë. Nëse i trajton të afërmit tuaj me respekt, atëherë këtë e bën sepse ju dashuron dhe e din se kjo ju bën juve të lumtur.
– Ju dëgjon. Meshkujt janë dëgjues më të këqij sesa femrat, andaj nëse mashkulli ju kushton vëmendje kur flisni diçka, vërtet ju dashuron. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDisa mënyra të shpejta dhe të lehta për të hequr qafe kafshimet e dashurisë
Thonë se nuk ka grua më të bukur se ajo në planet: Bën seks katër herë në ditë
Mosha gjatë së cilës fëmijët i shqetësojnë më së shumti prindërit
Dieta më e popullarizuar e momentit: Mund të humbni deri në katër kilogramë brenda tri ditësh
Gjithë ç’duhet të dini për gjakun në ngjyrë kafe gjatë periodave
Kuroni sëmundjet e lëkurës te fëmijët
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel