LAJMI I FUNDIT:

Edhe në Skenderaj konfiskohet mish i prishur

Edhe në Skenderaj konfiskohet mish i prishur

Pas skandaleve më mishin e prishur, inspeksioni i Komunës së Skenderajt ka bërë një kontroll duke konfiskuar sasi të mishit të prishur.

Gjatë këtij inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Bleg, por shumica prej tyre me origjinë vendore. Po ashtu, siç ka treguar Komuna, gjatë inspektimit në mishtore, nuk është hasur produkte të mishit të importuara, por produkte vendore.


“Mish i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30kg. Këto produkte janë konfiskuar pasi që është konstatuar që janë jo të sigurta për tregun,(dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të përdorimit si dhe mungesë të faturave).Ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve”.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të komunës për mishin e konfiskuar:

Kryetari i komunës së Skenderajt,  Bekim Jashari, pas shqetësimeve të fundit lidhur me skandalin e produkteve të mishit të importuara në Kosovë nga shteti i Belgjikës, ka kërkuar që të ketë kontroll të rreptë në qytetin e Skenderajt dhe si rrjedhojë duke pasur qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorit, janë zhvilluar aktivitete inspektuese në 3(tre) qendrat më të mëdha tregtare në qytet, si dhe në 4(katër) mishtore .

Gjatë inspektimit nuk është hasur në produkte të mishit të importuara nga shteti Belg, shumica e produkteve janë me origjinë vendore. Po ashtu në mishtoret në komunën tonë, gjatë inspektimit nuk është hasur në shitje produkte mishi të importuara, ndërsa sa i përket produkteve që kanë hasur në shitje kryesisht kanë qenë prodhime vendore.
Gjatë aktivitetit inspektues, janë inspektuar edhe shitësit ambulant të cilët tregtojnë produkte të mishit me origjinë vendore.

Me këtë rast janë konfiskuar këto produkte:

Mish i ngrirë 6 pako, virshlle 4 pako, mish gjedhi i tymosur 5 copë, si dhe qofte 6 pako, në sasi prej 30kg.

Këto produkte janë konfiskuar pasi që është konstatuar që janë jo të sigurta për tregun,(dëmtime në ambalazh, jashtë afateve të përdorimit si dhe mungesë të faturave).
Ndaj këtyre subjekteve do të merren masa ndëshkimore konform ligjeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori