Për 10 muaj rresht, kryetari i Listës ‘Guxo’ në Gjermani, Berlind Gajraku do i marrë edhe nga 1 mijë euro për secilin muaj për “diplomaci qytetare” nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) që drejtohet nga bashkëpartiakja e tij, Donika Gërvalla- Schwarz.
Emri i Berlind Gajrakut si përfitues i bursës së programit për “Diplomaci Qytetare 2023”, është radhitur i gjashtëmbëdhjeti në listën përfundimtare të publikuar nga MPJD më 20 tetor.
MPJD ka ndarë nga 10 mijë euro për 10 muaj ndërmjet viteve 2023-2024 për secilin kandidat të suksesshëm të këtij programi, shkruan në thirrjen publike të Ministrisë. Ky program ka filluar më 25 tetor dhe do mbaroj më 25 gusht të vitit të ardhshëm.
Gajraku është zgjedhur kryetar i Listës Guxo së bashku me Luan Gacaferrin në Gjermani më 25 mars të këtij viti, ndërkaq thirrja publike për diplomaci qytetare është hapur më 18 gusht të po të njëjtit vit.
Berlind Gajraku konfirmoi për KALLXO.com që është një nga personat që ka fituar në këtë program dhe është kthyer në Kosovë për këtë çështje.
“Kam konkurruar dhe jam zgjedhur nga komisioni. Edhe vitin e kaluar kam aplikuar, mirëpo nuk jam përzgjedh atëherë. Jam shumë i lumtur që jam pranuar dhe do te jetë një mundësi shumë e mirë të kontribuojë për vendin tim për një periudhë 10 mujore sa zgjate ky program”, tha ai.
Gajraku shprehet i lumtur që pas një periudhe të gjatë të punës dhe studimeve në Gjermani, ka vendosur të kthehet në Kosovë dhe të kontribuoj në zhvillimin e vendit të tij.
“Edhe pse këtu kompensimi financiar është shumëfish me i vogël se në Gjermani, do të kem nderin që të kontribuojë me njohuritë e mia, me shumë kënaqësi për vendin tim”, shtoi ai.
Para se të jetë pjesë e këtij programi, Gajraku tregoi që ka qenë pjesë e programit “Teach for Kosova” për 6 javë, duke marrë pjesë aktivisht dhe kontribuar në fushën e arsimit. Ai është shkëputur nga ky program, për të vazhduar me “rrugën e re që Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës më ofron”.
Deputeti i Listës Guxo, Burim Meta e konfirmoi për KALLXO.com që Gajraku vazhdon të jetë kryetar i partisë së tij në Gjermani, derisa fotografi së bashku me Gajrakun si kryetar ka publikuar në Facebook edhe njëri nga pjesëtarët e Listës Guxo, Haxhi Avdyli më 20 shtator.
Foto e publikuar në rrjetin social Facebook nga Haxhi Avdyli më 20 shtator 2023.Edhe pse KALLXO.com kontaktoi disa herë me radhë pjesëtarët e Listës Guxo nëse Berlind Gajraku merr rrogë si kryetar në Gjermani, asnjëri nga kryetarët apo zyrtarët e tjerë të partisë nuk kthyen përgjigje.
Përgjigje nuk ka kthyer e as nuk është përgjigjur ministrja dhe udhëheqësja e partisë Donika Gërvalla- Schwarz, por as nga kabineti i saj.
Ministria përkatëse përveç 10 mijë euro për kandidat, për këtë program paguan edhe një biletë kthyese aeroplani për/nga Republika e Kosovës; mundëson zhvillimin e kompetencës dhe ndërgjegjësimit ndërkulturor; aktivitete dhe vizita studimore nëpër Kosovë; mundësi për të bashkëpunuar me profesionist të fushave të ndryshme në Kosovë, si dhe hisedarë e partnerë të ndryshëm; certifikatë për përfundimin me sukses të programit.
Sipas listës përfundimtare, përfitues të këtyre bursave janë 25 mërgimtarë.
Bashkëpunimi me mërgatën ka qenë një nga zotimet e Qeverisë Kurti.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës kishte theksuar në shpallje që objektivi kryesor i këtij programi është të rrisë lidhjen midis diasporës dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Kontributi i tyre do të luajë një rol kyç në zhvillimin e vendit, duke forcuar më tej diplomacinë qytetare dhe rolin e diasporës në zhvillimin e mëtutjeshëm të diplomacisë së Republikës së Kosovës”- shkruan në shpallje.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, kur ka prezantuar programin për ‘diplomaci qytetare’ në gusht të këtij viti, pati thënë që ky program është në për përfshirjen e mërgatës në politik-bërje.
Sipas saj, në të ardhmen pritet të zgjerohet edhe nëpër ministri të tjera të linjës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025