LAJMI I FUNDIT:

Edhe Hydajet Hyseni refuzon dekoratën nga Presidenti

Edhe Hydajet Hyseni refuzon dekoratën nga Presidenti

Edhe një personalitet i dekoruar nga presidenti Hashim Thaçi, në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ka refuzuar dekoratën.

Ish bashkëpartiaku i Hashim Thaçit, tash anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni, përmes një postimi në Facebook, ka numëruar një varg arsyesh e argumentesh të cilat ia pamundësojnë atij të pranojë medaljen nga Presidenti i shtetit


“Ma bëjnë të pamundur pranimin e kësaj mirënjohjeje, pos tjerash, e tjerash e tjerash…, veçanërisht dhe posaçërisht, “dhuratat” dhe “sihariqet” befasuese dhe të papritura, pikërisht në vigjilie të 10 vjetorit të Pavarësisë, – ulja, zhubravitja dhe heqja policore e spektakulare e flamurit kombëtar shqiptar dhe rivulosja, ripaketimi dhe reinkarnimi i (Mos)Marreveshjes mashtruese e vetëmashtruese, për kufirin, që i jep tokën e të parëve, shtetit fqinj të Malit të Zi…”, ka numëruar disa nga arsyet Hyseni.

Postimi i plotë i Hysenit:

“Deklaratë

Lidhur me përfshirjen e emrit tim, në listën e të përzgjedhurve për medalje

Jo medalje politike! Politikë me dalje!

Nga mediat dhe nga urimet e ndonjë dashamiri për Ditën e Pavarësisë, mora vesh përfshirjen edhe të emrit tim, në listën e të përzgjedhurve për t’iu dhënë Medalja Presidenciale e Presidentit të Republikës së Kosovës!

Medaljet e mirënjohjet, siç thonë, janë një gjë e vogël për atë që e jep, por e madhe për atë që e merr. Do të ishte e tillë edhe për mua, aq më tepër kur kjo vjen në shenjë të Përvjetorit jubilar të shpalljes së Kosovës sonë të martirizuar, Republikë, Shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik…

Do ta pranoja një mirënjohje të tillë dhe do ta përjetoja si një nderim të çmueshëm dhe satisfaksion domethënës, sikur ky përvjetor të ishte karakterizuar me të arriturat dhe realizimet e premtuara, të pritura dhe të zotuara para Republikës sonë të re, të varfëruar, të plaçkitur e të izoluar dhe para qytetarëve të saj të stërvuajtur, të thyer e të zhgënjyer nga gjendja e rëndë e në keqësim të vazhdueshëm dhe me papërspektivën e imponuar dhe të abuzuar…

Ma bëjnë të pamundur pranimin e kësaj mirënjohjeje, pos tjerash, e tjerash e tjerash…, veçanërisht dhe posaçërisht, “dhuratat” dhe “sihariqet” befasuese dhe të papritura, pikërisht në vigjilie të 10 vjetorit të Pavarësisë, – ulja, zhubravitja dhe heqja policore e spektakulare e flamurit kombëtar shqiptar dhe rivulosja, ripaketimi dhe reinkarnimi i (Mos)Marreveshjes mashtruese e vetëmashtruese, për kufirin, që i jep tokën e të parëve, shtetit fqinj të Malit të Zi…

Edhe sikur të realizohej premtimi veresie se prishja e njësisë së gjuhës dhe heqja e simbolit kombëtar, shenjave të shenjta të identitetit shqiptar dhe tëhuajsimi i mijëra kilometrave toke denbabaden shqiptare dhe, me çdo kriter, kosovare, do të funksionojnë si kapar dhe haraç për synimin aktual të kthyer në prioritet strategjik, – liberalizimin e vizave, thënë ndryshe – zhblokimin e blokadës absurde të lëvizjes së lirë të një populli të tërë të martirizuar, kjo nuk do të mund ta justifikonte kurrë Parinë e Kosovës, (dhe askë nga ne) nga përgjegjësia objektive e subjektive historike për pasojat e deritashme dhe ato të priturat, sa a mund të justifikihen, bosët, ustallarët dhe argatët e “visikave” të kohës së tmerrshme të “parabrioneve”.

Dhurata të këtilla dhe mirënjohjet e medaljet nuk shkojnë bashkë.

Jo medalje politike! Politikë me dalje!

Uroj Pavarësi nga vartësia dhe vartësi nga Pavarësia!

Uroj Pavarësi si komb e si shtet; sovranitet, prosperitet, unitet e integritet; me dinjitet, solidaritet dhe me identitet të vërtetë!” (sic.), ka shkruar Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori