LAJMI I FUNDIT:

Edhe Google Pixel 4 XL shihet në përdorim, në jetën reale

Edhe Google Pixel 4 XL shihet në përdorim, në jetën reale

Pothuajse pikërisht një muaj më parë, në mes të qershorit, Pixel 4 XL ishte parë i fshehur në një mbështjellës. 


Tani telefoni i ardhshëm i Google u pa përsëri në publik, tek një person në metron e Londrës.

Ndërsa pajisja është në një mbështjellës që mbulon të gjithë dizajnin e kamerës, prerjet për lentet e bëjnë shumë të qartë se ne jemi duke shikuar në një Pixel 4. 

Nëse pajisja është XL apo e rregullt është ende për debat. 

Gjithashtu nuk është e qartë nëse ky mbështjellës do të ofrohet për një pajisje zyrtare, ose është menduar vetëm për të mbrojtur pajisjen nga zbulimi, derisa të bëhet zyrtare.

Google promovoi vetë Pixel 4, dhe që atëherë kemi mësuar se të paktën një nga kamerat do të jetë një lente telefoto, siç bëhet e ditur nga kodi i aplikacionit Camera. /Telegrafi/