Edhe dy ditë mundësi për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për kryetar shteti
Kandidatët për president të shtetit kanë edhe dy ditë mundësi për mbledhjen e nënshkrimeve. Tani për tani kandidatë të sigurt në garën presidenciale janë Gordana Siljanovska- Davkova, Stevo Pendarovski dhe Blerim Reka.
Kandidati i përbashkët i 31 partive politike nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM dhe BDI, Stevo Pendarovski ka marrë përkrahjen e mbi 60 deputetëve në Kuvend. Shefi i shtabit zgjedhor të LSDM-së Aleksandar Kiracovski theksoi se, përkundër asaj që me nënshkrimin e përkrahjes së deputetëve është përmbushur kushti ligjor për kandidaturën e Pendarovsit, “përkrahje mund t’i japin edhe qytetarët duke vendosur nënshkrimin e tyre personal në njësitë rajonale të KSHZ-së në vend”.
LSDM-ja në kongresin e mbajtur të dielën e konfirmoi përzgjedhjen e Stevo Pendarovskit si kandidat presidencial. Prej 783 delegatëve të pranishëm, 712 ishin unanimë dhe votuan për Stevo Pendarovskin.
Kandidatja e OBRM-PDUKM-së Gordana Siljanovska nënshkrimet e nevojshme i ka mbledhur për vetëm një ditë. Rreth 16 mijë qytetarë janë nënshkruar për të në zyrat e KSHZ-së në vend.
Edhe pse profesoresha e mori besimin nga shumica e delegatëve të OBRM-PDUKM-së për kandidat të tyre, ajo kërkoi mbështetje edhe nga qytetarët për siç tha, “të tregojë se është kandidate mbipartiake”.
Nënshkrime për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale i ka mbledhur edhe Blerim Reka, të cilin e mbështesin Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa.
Ai dje në konferencë ka premtuar fushatë ndryshe nga kandidatë tjerë dhe u shpreh i bindur se me ndihmën e qytetarëve do të arrijë të fitojë më 21 prill.
Nga KSHZ thonë se për zgjedhjet e gjashta parlamentare për momentin nënshkrime mbledhin shtatë kandidatë.
Mbledhja e nënshkrimeve ka filluar më 23 shkurt, ndërsa do të përfundojë më 9 mars. Dorëzimi i kandidaturave përfundon më 21 mars.
Rrethi i parë zgjedhor është caktuar më 21 prill, ndërsa i dyti më 5 maj./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!