LAJMI I FUNDIT:

Edhe drithërat integrale mbrojnë zemrën

Edhe drithërat integrale mbrojnë zemrën

Konsumimi në masës të madhe i drithërave integrale, sipas një studimi të ri, ndikon mirë në shëndetin e enëve të gjakut dhe zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Shkencëtarët besojnë se, për këtë efekt, janë meritore përmbajtjet e mëdha të magnezit, vitaminave B1, B6, E dhe veçantitë tjera dietike. Pos kësaj, besohet se, personat të cilët ushqehen me sasi të madhe të artikujve integral, i kushtojnë vëmendje shëndetit dhe kanë qasje më të shëndoshë ndaj jetës, që njëkohësisht kontribuon në zvogëlimin e rrezikut.

Në Amerikë është lejuar që, në produktet të cilat përmbajnë 51 për qind të drithërave integrale dhe që janë të varfra me yndyra të përgjithshme dhe kolesterol, të vendoset etiketa e cila njofton se ato zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemrës dhe të disa llojeve të karcinomës.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori