LAJMI I FUNDIT:

Edhe doza të ulëta të ushtrimeve ndihmojnë në parandalimin e depresionit, sipas studimit

Edhe doza të ulëta të ushtrimeve ndihmojnë në parandalimin e depresionit, sipas studimit

Depresioni është një çrregullim humori që shkakton një ndjenjë të vazhdueshme trishtimi dhe humbje të interesit.

Për disa njerëz kjo është një mënyrë jetese, por të tjerët mund të përjetojnë periudha depresioni herë pas here. Pavarësisht nëse vuani apo jo nga çrregullimi i humorit, një studim i ri ka gjetur efektet e thella që edhe pak ushtrime kanë në ngritjen e humorit.


Një studim i publikuar së fundmi në Journal of the American Medical Association Psychiatry, zbuloi se stërvitja, “në nivele nën rekomandimet e shëndetit publik”, prodhoi përfitimet më të rëndësishme të shëndetit mendor.

Hulumtimi i fundit, gjeti lidhjen me simptomat e përmirësuara të depresionit. Ai vuri në dukje se edhe ndryshimet e vogla si një shëtitje e shkurtër sollën përmirësimet më të forta të shëndetit mendor.

Qëndrimi ulur ndikon në zhvillimin e depresionit tek adoleshentët, thotë studimi
Lexo po ashtu Qëndrimi ulur ndikon në zhvillimin e depresionit tek adoleshentët, thotë studimi

Në meta-analizën e 15 studimeve që përfshinin rreth 190 mijë njerëz, studiuesit kërkuan të përcaktojnë se sa ushtrime nevojiten për të reduktuar depresionin.

“Rezultatet tona tregojnë një lidhje të kundërt me ndryshimet më të mëdha në rrezik të vërejtura midis dozave të ulëta të aktivitetit fizik, duke sugjeruar se shumica e përfitimeve realizohen kur kalohet nga mungesa e aktivitetit në të paktën disa”, thuhet në raport.

Gjatë stërvitjes, sistemet e trupit përgjigjen menjëherë për të siguruar energji për punën e muskujve. Pas ushtrimeve të rregullta dhe të përsëritura, këto sisteme përshtaten për t’u bërë më efikase.

Bella Hadid tregon në detaje betejën e saj me depresionin, teksa kujton se iu desh të qëndronte në një institucion trajtimi për dy javë
Lexo po ashtu Bella Hadid tregon në detaje betejën e saj me depresionin, teksa kujton se iu desh të qëndronte në një institucion trajtimi për dy javë

Për sa i përket përfitimeve psikologjike, stërvitja e rregullt mund të ketë një ndikim thellësisht pozitiv në depresion dhe ankth. Ajo gjithashtu lehtëson stresin, përmirëson kujtesën, ju ndihmon të flini më mirë dhe rrit disponimin tuaj të përgjithshëm. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori