LAJMI I FUNDIT:

Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri (Video)

Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri (Video)

Edhe deputeti Krsto Mukoski kërkon që të mbrohet në liri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Vendimi nëse burgu shtëpiak i tij do të shfuqizohet duhet ta sjell gjykata penale pasi ai të ofroj garanci të pronës. Nga Gjykata thanë se presin mendimin Prokurorisë. Burimet nga Prokuroria thonë se këtë do ta shkruajnë nesër. Dje Prokuroria, për deputetin Sasho Vasillevski vlerësoi se është më mirë që ai të mbrohet në liri.


Arnaudov: Për ndryshimet kushtetuese do të vendos në interes të vendit
Lexo po ashtu Arnaudov: Për ndryshimet kushtetuese do të vendos në interes të vendit

Deputeti Mukoski është i vetmi deputet i cili ka ngelur në burg shtëpiak për procesin e “E enjtja e përgjakshme”. Në seancën e sotme ku dëshmoi dëshmitari i rrezikuar kanë qenë të larguar mediumet./Telegrafi/