Por më pak i njohur është fakti se ndërsa Steve Jobs ka lindur në Kaliforni ai ishte i adoptuar, dhe babai i tij biologjik ishte një emigrant politik nga qyteti sirian Homs, tashmë i shkatërruar nga lufta civile në Siri, transmeton Telegrafi.

Në Twitter ky fakt tashmë është shpërndarë me të madhe nëpërmjet një “cicërime” nga David Galbraith, dhe i ekspozuar më tej nga një programi jashtë BBC.


Përderisa disa njerëz janë të tronditur në numrat që tregojnë ikjet nga Siria, dhe shqetësohen për pasojat e vendeve të tjera duke marrë në miliona refugjatë, ka zëra që thonë se emigrantët e mëparshëm sirianë kanë zhvilluar madje kulturën, biznesin dhe teknologjinë e Perëndimit.

Dhe ndër ata që kanë dhënë më së shumti kontribut, vlerësohet edhe babai biologjik i Steve Jobs - Abdul Fattah Jandalin, i cili është ende gjallë (në moshën 84) dhe jeton në Nevada.

Jandali kishte ikur nga Lindja e Mesme për shkak të protestave dhe demonstratave që përfundimisht rrëzuan presidentin e Libanit.

Ai nuk është praktikues i islamit dhe nuk ka qenë në haxh, por ka deklaruar se beson në doktrinën dhe kulturën islame, transmeton Telegrafi.

"Unë kurrë nuk kam përjetuar ndonjë problem apo diskriminim në Shtetet e Bashkuara për shkak të fesë sime apo racës. Përveç theksit, që më bën pak më ndryshe se njerëzit këtu, unë jam integruar plotësisht në shoqërinë këtu", citohet ai të ketë thënë për një faqe interneti libaneze të lajmeve.

Jandali u lind në vitin 1931 në Homs, Siri, në një familje të pasur tokash. Babai i tij ishte një milioner i cili dispononte "disa fshatra të tëra", sipas të birit të tij. Babai mbajti autoritet të plotë mbi fëmijët e tij.

Nëna e tij ishte një grua tradicionale myslimane e cila kujdesej për shtëpinë, djalin dhe katër vajzat e saj, por ishte konservative, e bindur dhe një amvise e mirë.

Ai kishte kërkuar për të studiuar për drejtësi në Universitetin e Damaskut që të bëhet një avokat, por babai i tij autoritar nuk u pajtua, duke thënë se kishte "shumë avokatë në Siri".

Në moshën 18 vjeçare Jandali u largua nga Siria për në Liban për të vazhduar studimet e tij në Universitetin Amerikan të Bejrutit. Ai e përshkroi Bejrutin si qyteti "ku kam kaluar ditët më të mira të jetës sime".

Në universitet ai ishte një aktivist për nacionalizmin arab, dhe kishte marrë pjesë në demonstratat për pavarësinë e Algjerisë. Madje i kishte kaluar tre ditë në burg.


Protesta nga 1952-54-ës e detyroi atë të largohej nga Bejruti. Protestat kërkuan dorëheqjen e presidentit të atëhershëm libanez, Bechara El Khoury, i cili më vonë u bë presidenti i parë arab të japë dorëheqjen nën presionin e demonstratave në rrugë.

Ndryshe prej shumë prej emigrantëve sirianë që po iknin për në Evropë, transmeton Telegrafi, Jandali shkoi në Nju Jork, ku ai jetonte me një të afërm, Najm Eddin al-Rifai, i cili ishte ambasadori sirian në Kombet e Bashkuara.

Jandali kishte studiuar në “Colombia University” dhe “Wisconsin University”, ku ai mori një bursë që ia ka mundësuar për të marrë një Ph.D. në Ekonomi dhe Shkenca Politike.

Derisa po studionte në Wisconsin, Jandali takoi një vajzë katolike gjermano-zvicerane që quhej Joanne Carol Schieble, e cila shumë shpejt edhe mbeti shtatzënë.

Babai i saj konservator katolik refuzoi që ajo të martohej me Jandalin sepse ai ishte një mysliman.

Jandali pastaj u largua nga Schieble, jo shumë para lindjes së fëmijës së tyre, më 24 shkurt 1955.

Prindërit adoptues të Steve Jobs

Fëmija i sapolindur ishte vendosur në adaptim në San Francisco, me kusht që prindërit të jenë katolik dhe të arsimuar.

Çifti i parë që plotësoi kriteret, kërkonin një vajzë, kështu që ishte një çift tjetër, Paul dhe Clara Jobs, që adoptuan djalin.

Schieble gati refuzoi adaptimin për shkak se çifti Jobs nuk ishin mirë të arsimuar.

Për fat të mirë për ne, Paul Jobs kishte “transferuar” dashurinë për mekanikën te djali i tij, gjë e cila e çoi Steven drejt një shoqërimi me Steve Wozniak dhe drejt themelimit të Apple Computer.

"Duke ditur se isha i adaptuar, më ka bërë të ndihem më i pavarur, por unë kurrë nuk jam ndjerë i braktisur", thuhet të ketë thënë Steve Jobs.

“Jam ndier i veçantë. Prindërit e mi më kanë bërë të ndihem i veçantë”.

Ai madje urrente kur dikush referohej me atë se Paul dhe Clara Jobs ishin prindërit e tij “të adoptuar” dhe se nuk ishin prindërit e tij real. “Ata ishin 1000% prindërit e mi”, ka thënë ai.

Sa i përket prindërve të tij biologjikë, Jandali dhe Schieble, ai kishte thënë: “Ata ishin vetëm bartës të spermës nga e cila kam lindur unë, asgjë më tepër”.

Jo shumë gjatë pas adaptimit, Jandai dhe Schieble ishin ribashkuar dhe gjithashtu martuar, transmeton Telegrafi. Një vit më pas ata kishin një vajzë, Mona – e cila kishte arritur të bëhej një romanciere e suksesshme amerikane. Jobs nuk e kishte takuar atë deri sa ajo ishte bërë 27 vjeçe.

Por Jandali kishte marrë përsëri rrugëtimin. Shkaku i problemeve financiare ai ishte kthyer në Siri, duke shpresuar për një vend pune në trupin diplomatik.

Por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe në vend të kësaj ai punoi për një vit si drejtor në një rafineri nafte në Homs. Ndërsa në Siri ai ishte divorcuar nga Shible.

Në vitin 1962, Jandalin ishte kthyer në SHBA, por nuk kontaktoi më me Joanne, e cila ishte rimartuar me një amerikan.

Jandali kishte punuar si një asistent profesor në Michigan University dhe më vonë në Nevada Unversity.

Më vonë ai kishte blerë një restorant në Las Vegas. Në moshën 84 vjeçare ai bëhet zëvendës drejtor i
Boomtown Casino dhe Hotel in Reno, Nevada.

A e kishte takuar Steve Jobs ndonjëherë babain e tij biologjik?

Besohet se Steve Jobs, pa dijeninë e tij e kishte takuar babain e tij biologjik, në kohën kur Jandali ishte menaxher i një restoranti në Sacramento.

“Isha në restorant, një herë ose dy dhe mbaj mend që kam takuar pronarin që ishte nga Siria. Dhe ky sigurisht ishte babai im. Ne kapëm duart njëri tjetrit dhe kjo është e gjitha”, citohet ti ketë thënë Steve Jobs “biografistit zyrtar”, Walter Isaacson.

Më vonë motra e tij Mona ka treguar se Jandali ishte pronari i atij restoranti, transmeton Telegrafi.

Jobs gjithashtu i kishte thënë Isaacsonit se kishte vendosur që mos të vazhdonte marrëdhëniet me Jandali: “Mësova shumë pak nga ai dhe nuk më pëlqeu çfarë mësova”.

Para vdekjes së Steve, Jandali kishte sqaruar se nuk kishte kontakt me djalin e tij, por besonte se mund të ishte një gjeni.

Nuk kam marrëdhënie të afërta me të. I kam dërguar një mesazh për ditëlindje, por asnjëri nga ne nuk ka bërë ndonjë tentim për tu afruar më shumë. Mendoj se nëse ai dëshiron të ndajë kohën me mua, e din se ku jam dhe mund të vie”.

Jandali kishte refuzuar epitetin e “Babait të zbuluesit”, të cilin disa tentonin t’ia “vishnin”.

“Vajza ime Mona është një shkrimtare e famshme dhe djali biologjik i imi është Steve Jobs, shefi ekzekutiv i Apple. Arsyeja pse ai ishte adoptuar ishte se babai i të dashurës sime ishte ekstremist konservativ dhe nuk e lejoi të martohej me mua, kështu që ajo vendosi ta adoptonte”.

“Steve është djali im biologjik, por unë nuk e kam rritur. Ai ka një familje që e ka rritur”.

“Mendoj se nëse Steve do të vinte me një emër sirian, do të arrinte të njëjtat suksese. Ai kishte një mendje brilante. Dhe nuk i kishte përfunduar studimet në universitet. Kjo është ajo që më bën të mendojë se ai do të ishte i suksesshëm, pavarësisht prejardhjes së tij”. /Telegrafi/