Edhe ato i kanë ditët e veta të këqija: Damat e njohura pa grim dhe gardërobë të shtrenjtë

Kur nuk janë në tepihun e kuq apo në detyrë pune, damat e njohura duken mu sikur edhe çdo vajzë tjetër
Sado që na është dukur që ato janë të paprekshme, ndryshe, më të veçanta se ne vdekatarët e zakonshëm, e vërteta është që pothuajse janë të ngjashme sikur edhe ne në ditët e zakonshme kur nuk vënë grim apo kur nuk veshin fustane të shtrenjta, transmeton Telegrafi.
Në veshje të rehatshme derisa shkojnë për kafjall apo kur kthehen nga ndonjë aheng i krisur këto aktore, manekine, këngëtare të njohura nuk frikësohen nga veshjet e tyre të këqija dhe të rehatshme dhe i lënë fotografët që t’i fotografojnë edhe kur janë të veshura me rroba të zakonshme.
Falë këtyre qëndrimeve të tyre, ka ardhur koha që të thyejmë mitet që dikush është i përsosur!
Ato nuk frikësohen të tregojnë anën e vet natyrale dhe të pozojnë fare pa grim në fytyrë.
Në galerinë e fotove shikoni disa nga damat e preferuara të cilat për ne janë personalitete të njohura fare pa grim në fytyrë, frizurë të rregulluar dhe tualet elegant.




























































