LAJMI I FUNDIT:

Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Edhe 697 banka tjera gjermane korrigjojnë gabimin, Kosova do të figuroj si shtet i pavarur

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka njoftuar se pas Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, Republika e Kosovës do të figurojë si shtet i pavarur edhe në 697 banka tjera gjermane  pjesë e Volksbanken Raiffeisenbanken.

Ajeti ka shkruar se ky është një hap i rëndësishëm pas korrigjimit të një gabimi që kishte lidhur gabimisht Kosovën me Serbinë ose nuk e kishte përfshirë fare në sistemet e disa bankave gjermane.

Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë
Lexo po ashtu Gjermania rregullon problemin në platformat e tyre, Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë

“Ky përmirësim erdhi pas reagimeve të qytetarëve dhe angazhimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, duke përfshirë ambasadën e Kosovës në Gjermani”, ka shkruar ambasadori.


Procesi i përditësimit të të gjitha sistemeve bankare të këtyre institucioneve do të zgjasë disa muaj dhe pritet të përfundojë në prill të vitit 2025.

Ambasada e Kosovës inkurajon çdo qytetar që të hasë gabime të ngjashme, të kontaktojë me ta përmes emailit embassy.germany@rks-gov.net, duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, për të mundësuar korrigjimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori