Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 598 numrin e personave të infektuar.

Vitia po ashtu ka pohuar se sot janë shëruar edhe 21 persona, duke çuar në 123 numrin  e të shëruarve, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që secila e secili prej jush të jeni duke e përballuar këtë situatë të panatyrshme e të vështirë. Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me CVID-19 sot janë 37. Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast. Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarave shkon në 123. Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja”, ka shkruar Vitia.

Reklama
Reklama

Ndërkaq, IKSHPK ka njoftuar se rastet pozitive janë raste kontakti, 9 raste me vendbanim në Lipjan, 8 raste me vendbanim në Pejë, 6 raste me vendbanim në Prishtinë, 5 raste me vendbanim në Skorobishtë-Prizren, 4 raste nga Komuna e Podujevës (sipas vendbanimit: 2 raste Podujevë dhe 2 raste Pollatë), 2 raste nga komuna e Zubin Potokut dhe nga një 1 rast vendbanimet: Pjetërshticë-Shtime, Stubëll-Viti dhe Zveçan.

IKSHPK po ashtu ka bërë të ditur se sot janë raportuar edhe tri raste të vdekjes, 2 nga komuna e Mitrovicës së Veriut dhe 1 nga komuna e Leposaviqit./Telegrafi/