LAJMI I FUNDIT:

Ederson drejt largimit, City po e zëvendëson me portierin që shkëlqeu në Euro 2024

Ederson drejt largimit, City po e zëvendëson me portierin që shkëlqeu në Euro 2024

Ederson pritet të largohet nga Manchester City pas shtatë viteve qëndrim në Etihad Stadium.

Portieri brazilian është pranë transferimit në Arabinë Saudite ku ka ofertë të të lartë nga Al Nassr prej 500 mijë eurove në javë.

Te City janë pajtuar si duket me largimin e brazilianit dhe kanë menduar për ta zëvendësuar atë.


Ylli i Manchester Cityt thyen heshtjen pas raportimeve se do të largohet këtë verë
Lexo po ashtu Ylli i Manchester Cityt thyen heshtjen pas raportimeve se do të largohet këtë verë

Sipas raportimeve në Spanjë, ‘i preferuari’ i Guardiolës për të ardhur për Ederson është Giorgi Mamardashvili i Valencias, i cili tërhoqi vëmendjen përmes paraqitjeve të tij për skuadrën e La Ligës sezonin e kaluar dhe me Gjeorgjinë në Kampionatin Evropian këtë verë.

Valencia para Kampionatit Evropian kërkonte 40 milionë euro për ta lejuar largimin e Mamardashvilit, derisa tani synojnë të fitojnë më shumë nga shitja e tij.

“Unë do të doja që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet e tjera" - Guardiola flet për të ardhmen e Ederson
Lexo po ashtu “Unë do të doja që ai të qëndronte, por kjo varet nga klubet e tjera" - Guardiola flet për të ardhmen e Ederson

Vetë Mamardashvili do të ishte i kënaqur të luante nën drejtimin e Guardiolës në City pasi ai ka ambicie për të bërë një hap në karrierën e tij dhe beson se kjo verë është koha e përsosur për ta bërë këtë.

23-vjeçari ka marrë dy oferta nga Superliga e Arabisë, megjithatë ai ka refuzuar ato pasi dëshiron një skuadër të madhe evropiane për ta vazhduar karrierën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ishte afër kalimit në Ligën Premier, lojtari kroat përjashtohet për katër vite nga futbolli

Ligat tjera
Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Gjiganti evropian kontaktoi Viniciusin pasi refuzoi kontratën e re me Real Madridin

Ndërkombëtare
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Paul Pogba mund t'i bashkohet klubit të njohur italian

Serie A
Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Sonte në një stadium të kategorisë së dytë luhet Liga e Kampionëve - gjendja e fushës i ka shqetësuar të gjithë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori