Manchester United dhe Ed Woodward i kanë ndarë rrugët e bashkëpunimit, pas një kohe të gjatë.

Drejtori ekzekutiv i Djajve të Kuq kishte ofruar më parë dorëheqjen nga posti, por që klubi e kishte afatizuar marrëveshjen.


Deri në fund të janarit, kaq edhe ishte afati i tij, e që nga sot (1 shkurt) ai nuk është më i punësuar te Manchester United.

Vendin e tij do ta zë Richard Arnold, duke organizuar pjesën më të madhe të klubit, e që në kabinetin e tij do t’i bashkohet nga përfundimi i këtij sezoni edhe trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick.

Woodward ishte kritikua shumë për politikat e tij të transferimeve, duke bërë që klubi të dështoi shumë në këtë pjesë, e që lidhet natyrisht me sukseset e klubit. /Telegrafi/

telegrafi sport app