LAJMI I FUNDIT:

“Ecja Prindërore”, kërkohen politika familjare të shëndetshme

“Ecja Prindërore”, kërkohen politika familjare të shëndetshme

Qytetarët e Prizrenit sot bënë “Ecjen Prindërore”, kushtuar prindërve dhe të drejtës së tyre për të gëzuar politika familjare të shëndetshme.

Ecja nisi nga “Ura e gjermanëve”. Pas ecjes, të gjithë pjesëmarrësit janë mblidhur te shatërvani për të diskutuar me përfaqësues të organizatave partnere për politikat aktuale mbi lejen e lindjes.

Kjo ecje u organizua për të bërë të ditur se të dy prindërit kanë rol të rëndësishëm në jetën e fëmijëve të tyre dhe të zhdukën steriotipet gjinore, të cilat e shohin gruan si të vetmen palë që mund dhe duhet të kujdesët për fëmijët.

Milaim Morina, përfaqësuesi i Qendrës për Politik dhe Avokim, tha se së bashku me tri organizata partnere, Federatat e Sindikatave të shëndetësisë dhe Demokracinë për zhvillim, kanë organizuar “Ecjen Prindërore”, për barazi gjinore dhe për ndarjen e përgjithësish që ka të bëj më pushimin e përbashkët prindëror.

“Pushimi i përbashkët prindëror, është si parakusht i ndarjes së përgjithësive që lidhen me ndarjen e barabarta të drejtave të gruas dhe të burrit për fëmijët e tyre. Ky aktivitet ka për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve me qëllim që t’iu parapri ndryshimeve ligjore që do të rregullohen përmes një ligji special që rregullon pushimin prindëror pra lejen e lehonisë”, tha ai, raporton KP.

Morina shtoi se këtë aktivitet e kanë quajtur “Ecje Prindërore”, për të bërë një lloj sensibilizimi ndaj qytetarëve por edhe akterëve institucional të cilët janë kompetent për ndryshimet ligjore dhe politikat që lidhen me lejen e lindjes dhe barazisë gjinore.

Hajrullah Qeku, si prind i ri, tha se ky aktivitet është përpjekje e shoqërisë civile dhe njerëzve që mendojnë pak më ndryshe dhe se përligjësit prindërore duhet të ndahen sepse fëmija është i përbashkët.

“Ky aktivitet sot është një lloj thirrje për institucionet që me e konsideru seriozisht çështjen e pushimit të lehonisë dhe pushimit prindëror që ky obligim me qen i ndarë mes nënës dhe babës në mënyrë të barabartë që fëmija të rritet në mënyrë të shënosh por edhe grat me i ndjekë aktivitetet e tyre dhe besoj që me institucionet e reja të Kosovës, kjo temë nuk do të jetë e panjohur për parlamentin e ri dhe për qeverinë e re dhe me kuptu njëherë e përgjithmonë se fëmija nuk është më shumë i nënës dhe më pak i babës por është fëmijë i njëjtë për të dy prindërit dhe përgjithësia duhet me qenë për të dy i barabartë”, tha Qeku.

Po ashtu, u tha se burrave, ashtu si edhe grave u duhet ofruar hapësira për të balancuar jetën profesionale me atë private dhe mundësia për të qenë pjesë e kujdesit të fëmijës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori