LAJMI I FUNDIT:

Ecja në vend sa një kilometër e gjysmë shëtitje: Mbretëresha e fitnesit udhëheq stërvitjen në shtëpi

Ecja në vend sa një kilometër e gjysmë shëtitje: Mbretëresha e fitnesit udhëheq stërvitjen në shtëpi

Shumica nesh e shmangin ecjen dhe shëtitjen, ndërkaq ecjen në ambient të hapur e ka komplikuar pandemia për shkak të së cilës rekomandohet të kaloni më shumë kohë në shtëpi

S’ka arsyetime! Andaj ushtrime të thjeshta mund të bëni – ecni.

Pikërisht ecja është një ndër aktivitetet më të mira, ndërsa ekspertët e mjekësisë rekomandojnë jo më pak se gjysmë ore shëtitje çdo ditë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ecja është aktiviteti më i mirë fizik, ecjen e nevojshme kilometrike ditore mund ta bëjmë edhe në shtëpinë tonë, tanimë nuk ka justifikim për pasivitet.

Është koha që të mos e gënjejmë më veten dhe të kuptojmë se mundemi madje patjetër çdo ditë t’i ndajmë së paku 15 minuta për veten.

Pikërisht aq minuta ju janë të nevojshëm që me videon e famshme motivuese të mbretëreshës së fitnesit Lesli Sanson t’i bëni 1,6 kilometra shëtitje pa dalë nga banesa apo shtëpia.

/Telegrafi/