Ajo ka zbuluar se kënga e saj e re “You Only Love Me” do të publikohet të mërkurën.

Dhe përpara publikimit, Rita Ora ndau me ndjekësit një video ngacmuese në faqen e saj në Instagram të hënën në mbrëmje, për kënaqësinë e fansave të saj, shkruan DailyMail.


Këngëtarja 31 vjeçe, mund të shihej e zhveshur dhe e zhytur në një vaskë në klipin mbresëlënës, në mbishkrimin e të cilit theksoi: “Më shumë për t'u zbuluar… të mërkurën ora 17:00 GMT”.

rit1 1

Interpretuesja e hitit “You For Me” dukej mahnitëse në videon e shkurtër, me flokët e lagura dhe një fytyrë me makijazh, ku mes të tjerash mund të theksohej buzëkuqi i saj i kuq.

Rita mori një mbështetje të madhe nga fansat e saj në pjesën e komenteve të videos, teksa ata i thanë se ‘mezi prisnin’ këngën e saj të re.

rit2 1

Komentuesit përfshinin motrën e saj Elena dhe mikun e saj të ngushtë, Vas J Morgan.

Fillimi i videos dukej se shfaqte notat muzikore hapëse të këngës së re të Ritës.

rit3 1

Videoja është realizuar në një banjë elegante të zbukuruar me pllaka metroje jeshile dhe të bardha, teksa ajo zhytej vetme në një banjë.

Klipi i ri vjen pasi Rita publikoi më herët një tjetër video të shkurtër në rrjetet sociale duke paralajmëruar muzikën e saj të re.

Në video, Rita shihej së bashku me bashkëshortin e saj Taika Waititi, 47 vjeç, në plazh duke parë një shfaqje fishekzjarresh.

Klipi u shfaq për disa sekonda nën ritmet e këngës së saj të re, ndërsa në mbishkrimin e saj shkruhej: “Befasi, po kthehem, ‘You Only Love Me’ XX/01/23”.

Rita Ora dhe fituesi i çmimit “Oscar” me prejardhje nga Zelanda e Re u martuan vitin e kaluar në një ceremoni të vogël në Londër gushtin e kaluar.

rit4 1

Një burim i tha The Sun në atë kohë: “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë për të gjithë atje. Më të afërmit dhe më të dashurit e tyre që mund ta shihnin se sa çmendurisht të dashuruar janë”. /Telegrafi/

rit5