LAJMI I FUNDIT:

A e zbuloi rasti “Panda” fytyrën e vërtetë të Serbisë?!

A e zbuloi rasti “Panda” fytyrën e vërtetë të Serbisë?!

Sonte në emisionit debat plus me Ermal Pandurin në Rtv Dukagjini , diskutohet për rastin “Panda” në 20 vjetorin e këtij krimi që iu mvesh shqiptarëve.

Behar Bajri është njëri nga të burgosurit shqiptarë që padrejtësisht vuajti dënimin me burg prej dy vjetësh, e sot vuan pasojat e ati burgu.


Vëllau i Beharit, Hajdari në Debat Plus tregon për gjendjen e rëndë psiqike të të vëllait. Thotë se pasojat i ka nga malltretimi qe i është bërë në burg.

Vllaznim Përgjegjaj, një ish i burgosur tjetër, në Debat Plus tha se Gjyakata Speciale nuk duhet të gjykojë vetëm krimet e shqiptarëve por edhe të serbëve, ku sipas tij edhe rasti Panda duhet të kaloi në Speciale.

Në një prononcim për rtv Dukagjini, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare kujtoi atë që ndodhi në dhjetorin e 1998. Ajo u shpreh e sigurte se ky krim është kryer nga organet shtetërore te Serbisë. Kandiq thotë se arsyet politike po e lën të vërtetën pa u zbardhur.

Debat Plus sonte transmeton edhe intervistën e Simo Spasiq, kryetarin e Shoqatës së familjeve të të kidnapuarve dhe të vrarëve në Kosovë, si dhe materiale e rrëfime të tjera lidhur me rastin “Panda.