LAJMI I FUNDIT:

E vret pasi ia ngacmoj bashkëshorten në lokal

E vret pasi ia ngacmoj bashkëshorten në lokal

Një vrasje ka tronditur banorët e fshatit Goricaj të Bashkisë Divjakë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23.30 në lokalin e Petrit Toromani, i cili e administronte së bashku me bashkëshorten e tij.

Viktima është Judmir Llupo 42 vjeç, nga Goricaj. Sipas policisë viktima ka qënë në lokalin e Toromanit duke konsumuar alkool ku në një moment ai ka nisur të debatojë me Petrit Toromanin.


Sipas burimeve të policisë dhe dëshmitarëve shkak i zënkës ka qenë ngacmimi që i ka bërë bashkëshortes së Toromanit viktima aq sa më pas ka tentuar ta kap në sy të klientëve të tjerë të lokalit.

Në këtë moment Petrit Toromani është ngjitur në shtëpi të cilën e kishte mbi lokal dhe ka marrë një armë gjahu dhe ka nisur të qëllojë nga jashtë lokalit mbi Judmir Llupon duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup.

Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Lushnjes por ka ndërruar jetë rrugës. Policia e cila u njoftua pas ngjarjes mbërriti në vendngjarje ku është bërë dhe ndalimin e autorit si dhe shoqëroi të gjithë të pranishmit në lokal për ta zbardhur të plote ngjarjen. Sipas policisë viktima njihej si person i alkoolizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori