LAJMI I FUNDIT:

E vrau për 250 euro borxh, gjykata në Gjilan e dënon me 12 vite burgim dhe 500 euro gjobë

E vrau për 250 euro borxh, gjykata në Gjilan e dënon me 12 vite burgim dhe 500 euro gjobë

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Valdrin Halimit duke e dënuar me denim unik prej 12 vitesh burgim dhe 500 euro gjobë për vrasjen e E.R për shkak të borxhit prej 250 euro.

I akuzuari Erdonis Nuredini u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 800 euro gjobë për posedim të paautorizuar të narkotikëve. Ndërsa, i akuzuari Rabit Idrizi, u lirua nga akuza.


Aktgjykimi ndaj të akuzuarve u shpall të hënën, nga kryetari i trupit gjykues, Sabedin Mushica.

Halimi akuzohej për “Vrasje të rëndë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” si dhe për “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotope ose analoge”. Ndërsa, Nuredini akuzohej për veprën “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotope ose analoge” dhe po ashtu së bashku me të akuzuarin Idrizi ngarkohej për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje të rëndë”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Halimi u shpall fajtor për të gjitha pikat e akuzës. Për veprën penale “Vrasje e rëndë”, vepër e kryer në tejkalim të mbrojtjes të nevojshme, u dënua me 10 vite burgim, për armëmbajtje pa leje, u dënua me 2 vite burgim, kurse për posedim të narkotikëve, u dënua me 500 euro gjobë dhe 1 vit burgim.

Ndaj tij, gjykata shpalli dënim unik me 12 vite burgim dhe 500 euro gjobë.

I akuzuari Nuredini, u shpall fajtor për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe u dënua me 1 vit e 6 muaj burgim dhe 800 euro gjobë.

Ndërsa, u lirua nga akuza për “Ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë”. I pafajshëm për këtë vepër penale u shpall edhe Rabit Idrizi.

Të akuzuarve Erdonis Nuredini dhe Rabit Idrizi, iu ndërpre masa e paraburgimit.

Pala e dëmtuar- familjarët e E.R., paralajmëruan ankesë ndaj këtij aktgjykimi.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 26 maj 2022 nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, i pandehuri Valdrin Halimi më 8 nëntor 2021 rreth orës 20:40, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, në afërsi të shtëpisë së tani të ndjerit E.R, me veprim të drejtpërdrejtë, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin E., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore në shumë prej 250 euro, ku i njëjti nga fshati Pogragjë niset në drejtim të Gjilanit te i ndjeri me qëllim që t’i marrë 250 euro (të cilat ia kishte tani i ndjeri borxh), së bashku me të pandehurit Erdonis Nuredini e Rabit Idrizi me veturën e markës “Golf II” të cilën e ka drejtuar i pandehuri Nuredini.

Në aktakuzë thuhet se të lartcekurit pasi arrijnë para shtëpisë së tani të ndjerit, ku i pandehuri Valdrin zbret nga vetura takohet me të njëjtin, ofrohet afër tij, ia vë dorën mbi supe dhe nxjerr nga xhepi revolen, të cilën ia drejton tani të ndjerit në afërsi, duke i thënë “Bjermi paret”. Në këto çaste, sipas aktakuzës E.R., hyn në shtëpi brenda merr një revole, del jashtë dhe përnjëherë i pandehuri Valdrin shkrep dy herë në drejtim të tij, dhe më pas i ndjeri shkrep pesë herë në drejtim të pandehurit nga një distancë prej 10 metra dhe nga shkrepja e armës dhe nga plagët e marra në kraharor, tani i ndjeri nuk mund të mbijetojë dhe në spital ndërron jetë.

Me këtë rast, Halimi akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nëpar.1.5 dhe 1.6 të KPRK-së.

Tutje, në aktakuzë thuhet se i pandehuri Halimi në vendin dhe datën e njëjtë, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armë të zjarrit edhe ate pistoletën e llojit ‘Zoraki’, me një karikator dhe dy fishekë, të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me çka, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së.

Më tej, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Halimi, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila është shpallur me ligj si narkotik i rrezikshëm, ashtu që në orët e vona të natës në fshatin Pogragjë, të Gjilanit, gjatë kontrollimit nga ana e zyrtarëve policorë, në veturën “Golf 2”, te ndërruesi i shpejtësisë është gjetur dhe sekuestruar 1.9 gram substancë narkotike e llojit marihunë, një pako me rizlla dhe një blinder për bluarjen e substancës narkotike.

Më këtë rast, i njëjti akuzohej se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269, par.1 lidhur me par.3 të KPRK- së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Nuredini, më 8 nëntor 2021, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, e cila është shpallur me ligj si narkotik i rrezikshëm, ashtu që në orët e hershme të mëngjesit të 9 nëntorit 2021 në hyrje të fshatit Pogragjë, në një livadh nga ana e zyrtarëve policorë është gjetur dhe sekuestruar 10.5 gramë substancë narkotike e llojit marihunë, të cilën e kishte hedhur i pandehuri Erdonsi Nuredini.

Për këtë, ai ngarkohej se ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269, par.1 lidhur me par.3 të KPRK- së.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri Nuredini së bashku me Rabit Idrizin më 8 nëntor 2021 rreth orës 20:40, në lagjen “Arbëria” të Gjilanit, në afërsi të shtëpisë së të dëmtuarit tani të ndjerit E.R., e kanë ndihmuar të pandehurin Valdrin Halimi, në atë mënyrë që të pandehurit Rabit Idrizi dhe Erdonis Nuredini edhe pse e kanë ditur se ka komunikuar në telefon i pandehurit Valdrin me tani të ndjerin Egzon, hipin në veturë me qëllim që të ndihmojnë në kryerjen e veprës penale.

Më këtë rast, të njëjtit akuzoheshin se bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Ndihma në kryerja e veprës penale të vrasje të rëndë”, nga neni 173, par.1, nëpar. 1.5 dhe 1.6 lidhur me nenin 31 dhe nenin 33 të KPRK-së, raporton betimiperdrejtesi.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori