E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Arsyeja është serioze
Kate Middleton është një ikonë e modës në botën moderne - çdo model që ajo vesh shitet me shpejtësi rrufeje.
Princesha e Uellsit shfaqet në publik me fustane dhe kostume elegante, ndërsa privatisht shpesh fotografohet me xhinse dhe xhaketa sportive, por më së shumti i shmanget një ngjyre.
Është një ngjyrë bezhë që nuk e ka pëlqyer as mbretëreshën Elizabeth.
Ajo gjithmonë thoshte se njerëzit gjithmonë duhet ta dallonin lehtësisht monarkun e tyre në turmë, ndaj i pëlqente të vishte ngjyra intensive, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, asaj i pëlqente të vishej me të njëjtën ngjyrë nga koka te këmbët – jeshile, rozë, e kuqe, e verdhë – këto ishin kombinimet e saj të zakonshme të fustaneve, palltove dhe kapelave.
Kate ndjek shembullin e saj, ndërsa vitin e kaluar u shfaq në kombinime efektive, në ditëlindjen e mbretit Charles dhe në finalen e turneut Wimbledon. /Telegrafi/




















































