LAJMI I FUNDIT:

E torturuar dhe e përdhunuar vazhdimisht: Zbulohet gruaja e mbajtur si skllave për 10 vjet në një bodrum, bashkë me dy fëmijët e saj (Video)

E torturuar dhe e përdhunuar vazhdimisht: Zbulohet gruaja e mbajtur si skllave për 10 vjet në një bodrum, bashkë me dy fëmijët e saj (Video)

Ajo lindi dy fëmijë nga abuzuesi i saj, i cili e lidhi atë në një shtrat dhe madje e detyroi djalin e saj për ta sulmuar atë.

Ky është vetëm fillimi i rrëfimit të tmerrshëm për një grua, të cilën sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, e ka shpëtuar policia italiane, e cila thuhej se deri në atë ditë ishte mbajtur në një bodrum të nëndheshëm dhe e përdhunuar dhe torturuar vazhdimisht për 10 vjet.


Po sipas mediave të huaja, policia gjeti viktimën, së bashku me dy fëmijët e saj, një vajzë trevjeçare dhe një djalë nëntë vjeçar, pranë qytetit të Gizzeria, Italisë jugore.

Gruaja rumune, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ishte 19 vjeçe kur mbërriti në Itali për t’u kujdesur për një zonjë të moshuar, raportoi gazeta La Repubblica.

Megjithatë, kur zonja vdiq, djali i saj filloi të abuzonte me të.

Për 10 vite thuhet se viktima u mbajt në disa apartamente para se të zhvendosej në një bodrum nëntokësor në një ndërtesë pranë Gizzeria.

Shtrati i saj ishte bërë nga kuti kartoni dhe në vend të një tualeti ajo kishte një kazan plehrash. Edhe bodrumi i pistë thuhet se ishte i infektuar me parazitë.

Për të parandaluar që gruaja të ikte, burri, rreth 50 vjeç, siguroi derën me një zinxhir të madh.

Pas viteve të abuzimit, gruaja lindi dy fëmijë. Me sa duket i mbajti ata në bodrum pa asnjë përkujdesje nga mjekët.

Ajo gjithashtu nuk ishte marrë asnjë trajtim për plagët që vuajti nga dhuna pothuajse e përditshme, që thuhet se përfshinte rrahje.

Fëmijët gjithashtu thuhet se kanë parë abuzimin e nënës së tyre, dhe thuhet se sulmuesi e ka detyruar djalin e vogël të gruas t’i bashkohet në torturimin e saj.

Djali shkonte në një shkollë dhe në disa raste burri e mori atë në një udhëtim në një makinë. Dhe ishin këto udhëtime që kapën vëmendjen e policisë lokale, përcjell Telegrafi.

E gjatë një ndalese rutinë, oficerët njoftuan se fëmija u shfaq i palarë dhe kërkoi të fliste me nënën e djalit.

Kur policia vizitoi shtëpinë e njeriut, ata zbuluan bodrumin ku ishte duke u mbajtur gruaja, tani 29 vjeçe.

Pamjet e lëshuara nga policia në mediat sociale thuhet se tregojnë brendësinë e bodrumit ku mbaheshin viktimat.

Karriget e thyera, kuti kartoni dhe mbeturina mund të shihen të shpërndara, ndërsa ushqimi i paketuar i vjetëruar dhe bukët e mykura shihen në një kazan metalik.

E burri, sipas policisë, është akuzuar për “keqtrajtim familjar”, “skllavëri” dhe “dhunë seksuale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Zelensky thotë se ushtria ukrainase rrëzoi një aeroplan luftarak rus Su-25

Evropa
Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Katër fëmijë të moshës 13-vjeçe bien nga kulmi i palestrës në Gjermani – lëndohen rëndë

Evropa
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Kalo në kategori