Një vajzë 12 vjeçe nga fshati Labovë në Gjirokastër ka rënë pre e lojës së rrezikshme “Balena Blu”. Vajza është arritur të shpëtohet pasi rrezikonte ti jep fund jetës. Duke marr shkas nga ky rast që është i dyti i identifikuar deri më tani në Shqipëri, Policia e Shtetit ka një mesazh shumë të rëndësishëm për të gjithë prindërit.
Të dashur prindër!
Një lojë e rrezikshme po qarkullon në Internet, quhet “Balena Blu”. Kjo lojë ka për qëllim të fusë fëmijët në kurthin që i shpie deri në vetëvrasje.
Për shkak të kësaj loje janë vetëvrarë qindra fëmijë në Rusi (nga ku mendohet se ka lindur kjo lojë) por edhe në Itali, Mal i Zi, Maqedoni etj.
Ekspertët kanë paralajmëruar se edhe Shqipëria mund të jetë “tabelë qitjeje e kuratorëve të Balenës Blu”.
Në Gjirokastër tashmë kemi një rast të identifikuar të një fëmije që luante ketë lojë. Janë marrë të gjitha masat për mbrojtjen e fëmijës.
Kuratori është njeriu që kontakton fëmijët përmes rrjeteve sociale si: facebook, instagram apo cfarëdo rrjeti social dhe i kërkon të luajnë një lojë bashkë.
Por njëkohësisht mund të ndodhë që vetë fëmija, për shkak të kuriozitetit ta shkarkojë si aplikacion Balenën Blu (nga Play Store) në telefonin e tij dhe të filloj të luajë.
Në momentin e parë “kuratori” i kërkon fëmijës të dhënat e sakta: emër, mbiemër, vendbanim, fotografi.
Më pas nisin rregullat e njëpasnjëshme të lojës.
Çdo ditë, për 50-të ditë me radhë, një rregull i ri të cilin fëmija duhet ta zbatojë me përpikmëri, duke ia vërtetuar “kuratorit” me foto, deri në rregullin final që është të vrasë veten duke u hedhur nga tarraca e një pallati të lartë.
Rregullat jane të tilla si: Fëmija të iki nga orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të shkruajë një letër kërcënuese dhe ta fusë poshtë derës së një shtëpie, të mos komunikojë me njeri për ditë me radhë, të presë (dëmtojë) veten me thikë (zakonisht në parakrah), të zgjohet në oren 4:20 të mëngjesit dhe të shikojë videot me persona që vrasin veten në mënyra të tmerrshme (videot i dërgon kuratori), të dëgjojë muzikë psikedilike (depresive) të cilën gjithashtu ia dërgon kuratori, të mos ushqehet rregullisht, të mos konsumojë ujë lëngje etj.
Pra si fillim kuratori përpiqet që të nxisë te fëmijët sjellje devijante (të lërë orët e mësimit, të shkojë vonë në shtëpi, të mos shkojë fare në mësim) në mënyrë që të krijohen konflikte mes fëmijës dhe prindërve.
Fëmija do të fillojë të ndihet vetëm, i pakuptuar dhe mundësia do të jetë shume e vogël që t’ju tregojë prindërve atë që po i ndodh. Më pas mungesa e gjumit , e ushqimit, e komunikmimit me te tjerët, shikimi i videove të tmerrshme e të frikshme do të fusin fëmijën në një gjendje depresioni dhe ai do ti bindet urdhrit final të kuratorit për të vrarë veten pasi nuk do të shohë rrugëzgjidhje tjetër.
Gjithashtu kuratori e kërcënon fëmijën se do ta vrasë atë dhe familjen e tij nëse tërhiqet nga loja apo i tregon dikujt, kështu fëmija futet në një kurth nga i cili s’di dhe s’mundet të dal i vetëm.
Të dashur prindër ju lutem kontrolloni sa mundeni kohën që fëmijët kalojnë në internet dhe gjithashtu tregohuni të vëmendshëm ndaj ndryshimeve të humorit të fëmijës , sjelljes, rutinës së tij dhe mos nguroni të kërkoni ndihmë.
Lutem personelit mësimor të shpërndajë sa më shumë të jetë e mundur këtë status për të ndërgjegjësuar sa më shumë prindër. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre