Poezi nga: Roque Dalton García Përktheu: Maksim Rakipaj

Dhe unë që besoja në gjithçka.
Që u besoja të gjithë atyre.


Vetëm pak dhëmbshuri u kërkoja,
që s’u kushtonte gjë,
veç një zemër.

Tashmë është tepër vonë.

Dhëmbshuria nuk mjafton më.

Provova shijen e plumbit.