LAJMI I FUNDIT:

E thërrasin KPM-në për raportim në Komision, opozita thotë se nuk ka informacion pse janë mbledhur

E thërrasin KPM-në për raportim në Komision, opozita thotë se nuk ka informacion pse janë mbledhur

Në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal sot janë thirrur të raportojnë nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM), por ky takim po kërkohet të shtyhet nga partitë opozitare pasi sipas tyre nuk janë në dijeni pse është thirrur.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani ka kërkuar që të shtyhet ky takim për javën e ardhshme me arsyetimin se nuk ka informacion se për çfarë janë mbledhur.


Isak Shabani, PDK /Foto: Ridvan Slivova/

“Nuk jemi të informuar për kohën e këtij takimi dhe nuk kemi ndonjë raport se çka do të diskutojmë. Po dyshoj që dikush ka parë ëndërr mbrëmë se duhet me thirr e me diskutu. Kërkoj që ky takim të thirret për javën e ardhshme pasi s’po e di për çka ka me u diskutu këtu”, ka thënë Shabani.

Edhe deputeti i LDK-së, Agim Veliu kërkoi që të di se cila është arsyeja e këtij takimi dhe shtyrjen e këtij takimi.

Agim Veliu, LDK /Foto: Ridvan Slivova/

“Deshta me kërku që të dijë se cila është arsyeja e kësaj urgjence…nuk asnjë material dhe kisha kërku dhe unë që ky takim mundësisht të shtyhet për një ditë tjetër de deputet në bazë të drejtës që e kanë të dinë se për çka do të raportohet…kjo thirrje me emergjencë pa material nuk është i nevojshëm”, tha Veliu.

Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri ka thënë se këtë takim po e sheh si “racion politikë”.

Besnik Tahiri, AAK /Foto: Ridvan Slivova/

“Në diskutimin që e patëm në takimin e fundit e patëm një dakordim që me u mbledh se si me bë Ligjin e KPM-së. I keni thirr anëtarët e KPM-së për një takim të shpejt, mirëpo nuk kemi material. Kur diskutojmë për raportime duhet me ditë për çka. Mirëpo në këtë formë nuk po e shoh mirë, shkurt, shqip troç po e shoh si racion politik karshi këtyre njerëzve”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Tinka Kurti u shpreh se nënshkrimet për mbajtjen e këtij takimi i kanë dhënë katër deputetë.

Tinka Kurti, LVV /Foto: Ridvan Slivova/

“Urgjencat i ka përcaktu rregullorja e vendit në bazë të asaj se di duhet të thirret një mbledhje. Nënshkrimet i kanë dhënë katër deputetë. Nuk e di ëndërr a sheh deputeti Shabani e as në cilin krah çohet e besoj që nuk i intereson askujt kjo”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori