E strehuara në strehimore në Lipjan arrestohet pasi sulmoi stafin dhe dëmtoi tri dyer

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në një strehimore në Lipjan, pasi ajo ka shkaktuar dëme materiale dhe ka kanosur stafin e qendrës.
Sipas raportit të Policisë, e dyshuara shtetase e Kosovës dhe e strehuar në strehimore ka dëmtuar tri dyer të objektit dhe më pas u është vërsulur punëtorëve të qendrës, duke i kanosur ata.
Pas ndërhyrjes së policisë, e dyshuara është shoqëruar në stacion dhe, me vendim të prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje.
Hetimet për rastin po vazhdojnë. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals













































