Një pjatë që të mban të ngopur deri në vaktin e radhës dhe mjaft e shëndetshme Përbërësit:- 800 ml qumësht,- 400 g makarona,- 220 g djathë të integruar,- 85 g djathë mozzarella,- 55 g djathë të yndyrshëm,- 2 lugë gjalpë,- pak kripë,- pak piper,- pak arra muskati.

E shpejtë


Përgatitja:

1. Qitni në tenxhere qumështin, shtoni makaronat dhe zieni në temperaturë mesatare, duke i përzier vazhdimisht derisa makaronat të zbuten që do t’ju nevojiten rreth 5 deri në 6 minuta.

2. Kur makaronat të zbuten, ndërkaq qumështi të dendësohet, hiqeni tenxheren nga shporeti, shtoni djathin e yndyrshëm, mozzarellën, djathin e integruar dhe gjalpin si edhe erëzat.

3. Përzieni derisa djathi të shkrihet.

4. Shërbeni të ngrohta me sallatë sezoni.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.