LAJMI I FUNDIT:

Pretendon se është sëmurë në vendin e punës, kërkon ndihmë nga Komuna e Drenasit për shërim (Video)

Pretendon se është sëmurë në vendin e punës, kërkon ndihmë nga Komuna e Drenasit për shërim (Video)

Mihrije Gjoka që dikur kishte punuar si zyrtare për shëndetësi në komunën e Drenasit, tash e dy vite ka mbetur si invalide. Për këtë ajo fajëson ambientin e punës ku kishte punuar.

Ajo thotë se kjo fatkeqësi i ndodhi për shkak të ambientit në vendin e punës.

“Jam sëmurë në ambientin e punës. Kam punuar në një zyrë që ishte destinuar për depo, ku kishte lagështi dhe dritë të pamjaftueshme”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Mihrije Gjoka.


Ajo thotë se ka kërkuar ndihmë nga kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, lidhur me trajtimin e saj jashtë vendit.

“I kam shkruar në viber kryetarit Lladrovci, nuk më është përgjigjur, i kam shkruar edhe drejtorit Ilir Shala edhe ai nuk është përgjigj. I kam dërgu dhëndrin, motrën, dajën dhe kanë diskutua me ta, por u kanë thënë se dikush po i jep pesë mijë euro, për këtë vend të punës”, shprehet Mihrije Gjoka e cila shton se ishte e vetmja në familje që ishte e punësuar.

Ish-zyrtarja për shëndetësi në komunën e Drenasit, akuzon komisionin disiplinor në krye me Ilir Shalën që me 15 shkurt i kishin dërguar ftesën për ndërprerje të punës kurse një ditë pas ishte mbajtur seancë pa prezencën e saj.

Rrahim Hajdari, avokati i saj thotë se rasti nuk është dashur të trajtohet si çështje disiplinore nga Komuna e Drenasit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, përcjell Telegrafi.

“Ajo ka mundë të merr rrogë nga Komuna e Drenasit, deri sa të shërohet ose nëse nuk shërohet deri në moshën e pensionimit”, ka thënë avokati Rrahim Hajdari.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kuvendit Komunal të Drenasit, thotë se të gjitha veprimet janë ndërmarrë në përputhje me ligjin, dhe në mungesë të mjeteve buxhetore, Komuna nuk ka pasur mundësi për t‘ i ndihmuar.

“Komisioni disiplinor e ka suspenduar (Mihrijen) nga pozita, në mungesë të ardhjes së saj në punë. Palës ankuese i janë refuzuar ankesat edhe në instancat tjera shtetërore”, ka thënë Bekim Dobra, zëdhënës i Kuvendit Komunal të Drenasit.

Për shërim, Mihrijes i duhet një shumë financiare prej 15 mijë eurosh pasi thotë se sëmundja e saj nuk mund të trajtohet në Kosovë por vetëm jashtë vendit./Telegrafi/

https://youtu.be/dYeWGbUuiOs?t=355

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori