LAJMI I FUNDIT:

E martuar me Taika Waititin – por kush janë ish-të dashurit e famshëm të Rita Orës ndër vite?

E martuar me Taika Waititin – por kush janë ish-të dashurit e famshëm të Rita Orës ndër vite?

Ajo thuhet se është martuar me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër dhe tashmë ka ndryshuar mbiemrin.

Por, përpara se të takonte regjisorin e Zelandës së Re, 46 vjeçar, Rita, 31 vjeçe, gëzonte një sërë marrëdhëniesh të profilit të lartë me aktorë, këngëtarë dhe madje edhe yje të serilaleve televizive, shkruan DailyMail.

I dashuri më serioz i interpretueses së hitit “Hot Right Now” ishte Calvin Harris me të cilin u takua për një vit në vitin 2013, përpara se të mësohej se lidhja e saj kishte përfunduar.


Ashtu si Calvin, ajo përfundoi në titujt e lajmeve për shumë lidhje të saj me emra të njohur, duke përfshirë: Rob Kardashian, këngëtarin James Arthur, Andrew Garfield dhe Travis Barker.

Në vazhdim ju njohim me disa prej lidhjeve të saj më të bujshme ndër vite:

Bruno Mars 2009 – 2011

Përpara se secili prej tyre të arrinte famë, Rita kishte lidhje me Bruno Marsin në moshën 18-vjeçare, duke thënë më vonë: “Ishte dashuri me shikim të parë”.

“Ne u njohëm në vitin 2009. Unë isha 18 vjeçe dhe fillova punën në ‘Roc Nation’. Bruno ishte i panjohur edhe atëherë”, tha ajo.

“Ai ishte një kompozitor i punësuar për të kompozuar këngë për mua. Mendova: ‘Uau, ky është njeriu më i madh në botë!’”, kishte thënë Ora.

Por fatkeqësisht, ndërsa karriera e tyre mori hov, romanca e tyre ra në humnerë dhe ata përfunduan duke u ndarë.

Ajo vazhdoi: “Koha jonë së bashku ishte e mrekullueshme. Por sapo u bëmë të famshëm, puna na pengoi. E përfunduam vitin e kaluar. Por ne qëndruam afër. Dhe kur ishim bashkë ishim shumë të lumtur”, kishte deklaruar Rita.

Rob Kardashian – 2012

Këngëtarja ishte në lidhje me yllin e serialit “Keeping Up With The Kardashians”, Rob, për dy muaj përpara se ish-çifti t’i jepnin fund romancës së tyre të shkurtër për shkak të ‘orarit të ngjeshur të punës’ dhe stileve të tyre të papajtueshme të jetesës.

Dhe ajo pranon se ka harruar se ka qenë në lidhje me vëllain e motrave Kardashian, sepse marrëdhënia e tyre ishte ‘shumë jetëshkurtër’.

Fundi i romancës së tyre të shkurtër përkoi me një sërë postimesh të hidhura në rrjetet sociale nga Rob, i cili indirekt sugjeroi se këngëtarja e kishte tradhtuar atë shumë herë gjatë marrëdhënies së tyre.

Ai shkroi në Twitter: “Kur një grua të tradhton me një burrë, unë mund të jetoj me të. Njerëzit bëjnë gabime, më besoni. Unë e kam falur shumë herë”.

“Por kur një grua nuk e respekton veten duke u ngatërruar me më shumë se 20 burra, të gjithë ndërsa është në një marrëdhënie me një burrë besnik”, kishte shkruar tutje ai.

“Thjesht nuk e kuptoj se si një grua mund ta bëjë këtë me trupin e saj. Dhe karriera juaj nuk ka nisur ende. Unë nuk e duroj ngacmueshmërinë. Besnikëri”, përfundoi ai.

James Arthut – 2013

Fituesi i “X Factor”, James tha se ai u takua për herë të parë me Ritën pasi ajo kërkoi një takim me të në vitin 2012 dhe pretendoi se ata përfunduan së bashku në autobusin e saj.

Këngëtarja 34-vjeçare pohoi se mes tyre kishte një lidhje të fuqishme që çoi në një romancë pasionante.

Ai shkroi në autobiografinë e tij, të titulluar Back To The Boy: “Kishte shumë magji atje dhe ishte një natë e mahnitshme. Rita më dukej vërtet, me të vërtetë në mua, por ende nuk mund ta besoja”.

“Unë dhe Rita u takuam edhe disa herë pas kësaj dhe patëm disa netë më të mrekullueshme. ‘Jam e dashuruar me ty’, më tha ajo një natë. Ajo e tha atë aq sinqerisht sa doja ta besoja, megjithëse dukej çmenduri”, kishte thënë fituesi i ‘X Factor’.

Por James pohoi se një ditë ajo thjesht ‘u zhduk’ dhe ai e kuptoi se kishte mbaruar kur e pa atë të fotografuar me burra të tjerë. “Isha zemërthyer. Më goditi shumë rëndë”, tha ai.

Ai më vonë pranoi se kishte ‘sabotuar’ romancën e tyre për shkak të ‘vetëvlerësimit të tij të ulët’, duke thënë për emisionin This Morning: “Duhet ta pëlqesh veten, ta duash veten. Po rrahe veten, nuk kam shumë vetëvlerësim. Kjo ishte ndoshta çështja kryesore”.

Dave Gardner – 2013

Rita Ora shijoi një natë gjumi të vetme në shtëpinë e Dave Gardnerit në Londër në shkurt të vitit 2013.

Pasi kaloi mbrëmjen në shtëpinë e agjentit të futbollit, këngëtari 22-vjeçare (aso kohe) doli nga dera e hyrjes mëngjesin e së martës, duke u dukur disi i dhimbshme, e veshur me të njëjtat rroba dhe këpucë si mbrëmjen e kaluar.

Një burim i tha DailyMail në atë kohë: “Rita dukej të ishte në një humor shumë flirtues. Ajo ishte jeta dhe shpirti i festës dhe po bisedonte me të gjithë”.

Raportimet gjithashtu thonë se ajo e kaloi pjesën më të madhe të mbrëmjes duke flirtuar me Dave-in ndërsa dyshja u afruan gjatë njohjes.

Asnjëri nuk e komentoi takimin.

Calvin Harris – 2013 – 2014

Calvin dhe Rita u lidhën në pranverën e vitit 2013 – lidhja e tyre zgjati rreth një vit.

DJ dhe Rita patën një marrëdhënie romantike dhe profesionale, duke bashkëpunuar në këngën hit të Ritës, të titulluar “I Will Never Let You Down”.

DJ skocez u lajmërua në rrjetet sociale për të njoftuar se romanca njëvjeçare e çiftit kishte përfunduar, por u pretendua se interpretuesja e hitit “I Will Never Let You Down” nuk ishte në dijeni se i dashuri i saj do të jepte deklaratën.

Rita ka thënë më parë se gjërat ‘u bënë të çuditshme’ kur ai kompozoi këngën “I Will Never Let You Down” për të – këngë e cila e kishte ngjitur Ritën në numrin një në top-listat në Mbretërinë e Bashkuar.

“Ishte më shumë një gjë ku unë isha e mahnitur. Isha në atë pikë të marrëdhënies sime ku ndjeva se ai nuk mund të bënte asnjë gabim. Mendova se ai kishte kurrizin tim dhe se ai kurrë nuk do të më drejtonte gabim”, i tha ajo Revistës ‘Marie Claire’.

“Por më pas u publikua ‘I Will Never Let You Down’ dhe gjithçka filloi të shkonte paksa çuditshëm. Nuk e di nëse ishte për shkak se jeta profesionale ishte i përzier me jetën personale apo çfarë”, deklaroi ajo.

Rita shtoi: “Kishte një arsye pse u ndava me të. Dhe ka pasur një arsye pse jam në këtë pikë të jetës sime ku ndihem sikur kam kaq shumë liri muzikore dhe nuk kam pse t’ia shpjegoj veten askujt”.

Pas ndarjes së tyre, Calvin thuhet se e ‘ndaloi’ Ritën të interpretonte këngën në ‘Teen Choice Awards’ atë gusht, si dhe ajo humbi të drejtën për ta performuar atë në shumë koncerte.

Ricky Hill – 2014 – 2015

Djali i Rita dhe Tommy Hilfiger, Ricky Hil, konfirmoi lidhjen e tij me Ritën në gusht 2014, për t’u ndarë më pas verem pas 14 muajsh.

Ata u bashkuan verën pasi ajo u nda me Calvinin.

Vendimi për t’i dhënë fund lidhjes së tyre njëvjeçare u tha se ishte ‘i ndërsjellë’ edhe pse asnjëri nuk e komentoi këtë lajm. Rita ishte e zënë me xhirimet e “X Factor” në atë kohë, ndërsa Ricky, një artist hip-hop dhe djali i stilistit Tommy Hilfiger, po qëndronte në Amerikë.

A$AP Rocky – 2015

Rocky pati një përplasje me Ritën në vitin 2015. Reperi më vonë ngjalli polemika kur përfshiu tekste të qarta për ish-in e tij të përfolur në këngën e tij “Better Things”.

ASAP – emri i vërtetë i të cilit është Rakim Mayers – më vonë pranoi se komentet e tij për Ritën ishin ‘pa shije’.

“Nuk po e shikoj sikur ‘po më mërzit’, sepse në të vërtetë nuk e kundërshtoj”, tha Rita për Radio Stacionin Hot 97. “Unë mendoj për këtë dhe nuk dua që njerëzit të mendojnë se është në rregull të flasësh për gratë kështu. Kjo është”.

Ajo shtoi: “Nuk më intereson çfarë thua për mua. Kështu është, por ju e dini se duhet ta mbani atë në lëvizje. Jam shumë e kënaqur me atë që bëj dhe jam krenare për atë që jam dhe çfarë përfaqësoj”.

Rocky më vonë pranoi se teksti ishte ‘pa shije’, dhe ndërsa Rita nuk kishte dëgjuar për përgjigjen e tij – ajo tha se ishte ‘mirë’ që ai ta pranonte.

Travis Barker – 2015

Rita pati një lidhje të shkurtër prej një muaji me bashkëshortin e tanishëm të Kourtney Kardashianit në vjeshtën e vitit 2015.

Thuhet se Travis e ndërpreu lidhjen në atë kohë për shkak të mosdëshirës për të qenë në një ‘lidhje serioze’.

Andrew Watt – 2016 – 2017

Rita shijoi një romancë njëvjeçare me kolegun e saj, muzikantin Andrew në vitin 2016, përpara se të ndahej, me yllin që zbuloi statusin e saj beqar gjatë një paraqitjeje në “Jonathan Ross Show”.

Andrew Garfield – 2018

Këngëtarja dhe aktori i Hollywoodit patën një lidhje katër mujore përpara se Andrew të kërkonte kohë për një ‘jetë më private’, me Ritën që u kthye në krahët e Wattit për një pajtim të shkurtër pas ndarjes nga Garfield.

Aktori Andrew dhe Rita thuhet se filluan romancën e tyre në fund të vitit 2018.

Por në mars 2019, gjithçka përfundoi me një mik që i tha tabloidit The Mirror: “Marrëdhënia sapo u prish. Është e trishtueshme, por ata të dy e kanë pranuar situatën dhe kanë vazhduar përpara”.

Interpretuesja e hitit “Girls” u lidh për herë të parë me aktorin në vitin 2018, pasi ata u panë duke ecur krah për krah në Londër.

Romain Gavras – 2020 – 2021

Regjisori francez, i cili është me vendbanim në Londër filloi të takohej me Ritën pas ndarjes së saj nga Andrew.

Dyshja shijuan një romancë të stuhishme gjatë lidhjes së tyre të shkurtër me pushimet ekzotike në Ibiza dhe Korfuz.

Në tetor 2020, dyshja nxitën thashethemet për një fejesë të mundshme kur Rita u pa me një diamant të madh në unazën e saj.

Një burim i afërt me Ritën i tha DailyMail tha për ndarjen e tyre: “Rita dhe Romain u përpoqën ta bënin të funksiononte, por të dy ranë dakord që nuk ishte menduar të ishte”.

“Ata mbeten të afërt, por ishte thjesht e pamundur të ruanin një marrëdhënie ku mezi e shihnin njëri-tjetrin”.

“Dhe duke pasur parasysh oraret e tyre të ngjeshura për vitin 2021, nuk kishte mundësi të vazhdohej”.

Rita dhe Romain u ndanë disa javë pas festës së saj famëkeqe të ditëlindjes në nëntor të 2020-s, kur ajo theu rregullat anti-COVID në Mbretërinë e Bashkuar.

Një zëdhënëse për media e Romainit, 39 vjeç, konfirmoi për DailyMail: “Rita dhe Romain u ndanë muaj më parë për shkak të vështirësive me angazhimet e tyre përkatëse të punës. Ata mbeten miq të ngushtë”.

Taika Waititi – 2020 – vazhdon

Çifti filloi të takohej në mars të vitit 2021 pas takimit në Australi dhe u tha se po ecnin aq shpejt në marrëdhënien e tyre saqë filluan të diskutojnë martesën brenda disa muajsh, tha një burim për New Idea.

Interpretuesja e hitit “Lonely Together” dhe regjisori i “Thor: Love And Thunder”, 46 vjeç, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit – duke ndezur spekulime se ata tashmë kishin kurorëzuar dashurinë.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars të vitit 2021, përpara se ta bënin publike romancën e tyre gushtin e atij viti.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të festuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori