E quajnë Shemar Moore, fshinë nga Instagrami videon e publikuar të aktorit, që dëshmon për ekzistencën e Karmes! (Foto)

Ish ylli i hit-showt 'CBS' i ka lënë fansat ta gjejnë vetë mesazhin e fshehur, pasi ka përdorur rrjetet sociale, për të folur për thashethemet, të cilat i ka dëgjuar.
Shemar Moore, ka dëgjuar shumë spekulime, se ky i fundit, ka hedhur hije në bashkë-aktorin e showt “Criminal Minds Thomas Gibson”, pasi ka publikuar një video në Instagram, duke folur për Karmen.
Thomas Gibson është shkarkuar nga puna javën e kaluar, sepse kishte goditur me shqelm, një shkrimtar në shown “CBS”.
Shemar e kishte publikuar fillimisht videon në Instagram, por e kishte fshirë menjëherë, ndërsa një fans, kishte arritur që të marrë dhe postojë në twitter.
Shemar dëgjohet duke thënë: “Shumë zogj duke cicëruar. Thashethemet janë të vërteta, i dëgjoj, i shikoj ato. Vetëm dua të them këtë, unë besoj në Karma. Gjëra të mira ju ndodhin njerëzve të mirë, njerëzve të ndershëm, njerëzit që punojnë shumë”, kanë qenë fjalët e tij. /Telegrafi/
































































