Një gazetare nga Ukraina ka realizuar një reportazh për veriun e Kosovës, duke u fokusuar në gjendjen e atjeshme 25 vjet pas lufte.

Gjatë intervistës me zëvendësdrejtorin e Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshanin, gazetarja bëri një pyetje rreth simboleve ruse në veri.


Me një dozë humori, Elshani u përgjigj: "Ne i duam amerikanët, e këta  i duan rusët".

Kjo video është bërë virale në TikTok, duke tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve për shkak të përgjigjes së veçantë të Elshanit.

Ndryshe në komunat veriore të Kosovës ka pasur simbole pro Rusisë./Telegrafi/