LAJMI I FUNDIT:

E prangosën sepse u ngjante me të dyshuarin për plaçkitje, burrit me ngjyrë më vonë i ofruan punë në zyrën e sherifit në Florida

E prangosën sepse u ngjante me të dyshuarin për plaçkitje, burrit me ngjyrë më vonë i ofruan punë në zyrën e sherifit në Florida

Një burrë më ngjyrë i cili kishte dalë për të vrapuar në një lagje të banuar kryesisht nga të bardhët në Deltona të Floridës gjatë muajit të kaluar, kishte gjetur veten të prangosur kur policisë iu duk se përshtatej me përshkrimin e një të dyshuari për plaçkitje, shkruan CNN.

Videoja e shpërndarë nga zyra e sherifi në Volusia tregon se si ndodhi gjithçka. Më 27 gusht, policët e zyrës së sherifit në Volusia ishin në terren duke kërkuar një të dyshuar për vjedhje, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i ishte afruar 28-vjeçarit Joseph Griffin, i cili në ato momente po vraponte dhe i përshtatej përshkrimit të dyshuarit për plaçkitje.


“Hej zotëri, a mos jeni në ndonjë telash. Ka ndodhur një plaçkitje dhe i përshtatesh përshkrimit të dyshuarit”, dëgjohet një polic duke thënë derisa kamera e vendosur në uniformë filmonte gjithçka.

“Më lejo të sigurohem që nuk je t’i ai”, shtoi zyrtari tjetër policor i cili po dilte nga vetura e policisë.

Por, Griffin dukej i befasuar kur u përgjigj: “vërtetë” dhe menjëherë nxori letërnjoftimin.

Njëri polic i tha se rrobat e veshura që i kishte përshtateshin me përshkrimin e të dyshuarit, duke aluduar edhe në mjekër.

“Nuk po them që je ti, por ishte një burrë me ngjyrë – por sërish po them që nuk pretendoj të jesh ti”, replikën sërish polici.

Situata ndryshoi plotësisht, kur Griffin filloi ta transmetojë drejtpërdrejt ngjarjen në Facebook nga frika se mund t’i ndodhë diçka.

Por, policët pasi ia vendosën prangat ia bënë me dije se nuk do të dërgohet në burg, por thjesht po e dërgojnë në stacion për të qartësuar gjithçka.

E derisa largohej i drejtohej telefonit që ia kishin vënë policët në tokë, duke thënë se nëse i ndodh diçka kjo është dëshmia e tij.

Për fat të mirë kur gjithçka u qartësua dhe e kuptuan se ai nuk ishte personi që e kërkuan, Griffin u lirua. E sherifi Mike Chitwood kur e kuptoi se Griffin është një ish-ushtarak që shërbeu në policinë ushtarake, i kërkoi t’ju bashkohet dhe të bëjnë disa trajnime së bashku me pjesën tjetër të stafit të zyrës së tij. Ai mbeti i habitur nga kjo ofertë të cilën e pranoi menjëherë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori