Më shumë se 35 mijë dollarë janë mbledhur për Luigi Mangione, burrin e akuzuar për vrasjen e CEO-s së UnitedHealthcare, Brian Thompson, përmes një fushate online.
Pas të shtënave më 4 dhjetor që i morën jetën Thompsonit, donacionet kanë vërshuar me mesazhe që mbështesin Mangione dhe, në disa raste, lavdërojnë krimin.
Mangione, 26 vjeç, përballet me akuza për vrasje pasi qëlloi Thompsonin për vdekje jashtë një hoteli në Manhattan, New York përpara një konference të industrisë. Pavarësisht dënimit të gjerë të krimit, Mangione ka fituar mbështetje në disa qarqe online, duke u kthyer në një figurë kundërthënëse, shkruan newsweek.
Mbështetja për të u intensifikua pas arrestimit gjatë ditës së hënë, me mbi njëmijë donatorë që kontribuuan në fushatën e GiveSendGo. Shumë prej donatorëve shprehën zemërim me sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA, duke kritikuar kompanitë e sigurimeve për mohimin e mbulimeve dhe duke nxitur zemërim për pabarazinë në rritje të të ardhurave.
Një donator e përshkroi vrasjen e Thompsonit si një “vrasje të justifikuar,” ndërsa të tjerë përmendën frazën “Refuzo, Përgënjeshtro, Mbrohu,” që raportohet të jetë gjetur në fishekët në vendin e ngjarjes, e që disa e konsiderojnë si reflektim të taktikave të përdorura nga siguruesit për të shmangur pagesat.
Gjithashtu, po shiten mallra me slogane si “Gjuetari i CEO-ve,” dhe fotografi “Të kërkuar” me fytyrat e drejtuesve ekzekutivë janë shfaqur në New York City.
Mangione aktualisht mbahet në Pennsylvania për akuza të lidhura me armë mbajtje pa leje dhe falsifikim, ndërsa prokurorët njujorkez po kërkojnë ekstradimin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Trump njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë për paqen në Ukrainë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Çfarë duhet të dini për zgjedhjet në Gjermani?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë