LAJMI I FUNDIT:

E pazakontë: Dikush tashmë e ka kthyer Teslan në një veturë varrimi

E pazakontë: Dikush tashmë e ka kthyer Teslan në një veturë varrimi

Tesla ka modifikuar një Model 3 të cilin e ka shndërruar në një veturë varrimi.

Vetura është në dispozicion në Holandë dhe kërkon një shumë të madhe prej 118,950 eurove.

Tesla është krejt e re, e montuar në fund të vitit 2023, përcjell Telegrafi.


Ka vetëm 54 kilometra në odometër dhe është ndërtuar mbi modelin 3 të ristilluar dhe të përditësuar.

Megjithatë, pjesa e pasme e veturës iu nënshtrua një ridizajnimi të madh për të akomoduar një arkivol.

Gjithashtu, dyert e pasme janë larguar.

Brenda, kabina është e pandryshuar nga modeli 3. Ajo ka stilin minimalist të markës dhe një ekran të madh në qendër.

Ka edhe një element elegant ndriçimi në tavan që imiton një Rolls-Royce.

Për më shumë informata rreth modelit, klikoni KËTU. /Telegrafi/