Dakota Johnson pritet të vijë me skena tejet të nxehta në “50 Shades Darker”, por ajo duket të jetë e frymëzuar nga filmi edhe në jetën reale.

Aktorja, e cila luan në vazhdimin e filmit erotik krahas hamshorit Jamie Dornan, ka publikuar një ‘selfie’ tejet provokues në rrjetet sociale.


Në fotografinë e shpërndarë, ajo shfaqet e veshur me një fustan të thjeshtë, ndërsa dorën e ka të vendosur ndërmjet këmbëve.

dakota

“Do të kem një urdhër për krizë identiteti me atë se çfarë po bën dora ime”, ka shkruar Dakota.

Ndryshe, edhe në vazhdimin e filmit të njohur erotik, luan shqiptarja e famshme, Rita Ora, e cila interpreton rolin e motrës së Gray, Mia. /Telegrafi/